Shala: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Llazgo (diskuto | kontribute) |
No edit summary |
||
Rreshti 1:
{{Fshat në Shqipëri
| Emri = Shala
| Emri (Rasa dhanore) = Shala
| Figura = Lugina e Shalës (pamje nga Qafa e Tërthores).jpg|400px|Lugina e Shalës (pamje nga qafa e Tërthores).
| Shteti = Shqipëria
| Rrethi = Rrethi i Shkodrës
| Komuna = Komuna Shalë
| Kodi postar = 4009
| Sipërfaqja = 234.36
| Popullsia = 5,700
| Regj. i popullsisë = 1990
| Dend. e popullsisë =
| Faqja zyrtare =
<!--- Koordinatat ---->
| Gjerësia =
| Gjatësia =
| Lartësia = 302 - 2,570
}}
'''Shala''' është një [[Krahina|krahinë]] në [[Dukagjini|Dukagjin]], të [[Shkodra|Shkodrës]] në [[Shqipëri]].
== Gjeografia ==
Trojet fisnore të Shalës gjënden në zonën e Dukagjinit në Veri të [[Shqipëri]]s në Qarkun e tanishëm të rrethit të [[Shkodër]].
Emri i kësaj krahine është nga më të vjetrat në [[Shqipëri]], e vendosur në luginën e [[Lumi i Shalës|lumit me të njëjtin emër]], rrëzë [[Alpet Shqiptare|Alpeve Shqiptare]], dhe është i rrethuar me bjeshkë të larta nga të gjitha anët. Lumi i Shalës buron tek kroni i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rranzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga [[Thethi]], Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës ''(Gryka e Rrshqëmit)'', nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri ''(sot liqeni Koman)''.
'''Shala''' kufizohet me rajonet fisnore tradicionale të Shoshit në Jug nga Kodra e [[Shën Gjergji]]t, me zonat e Planit dhe Shkrelit mbi bjeshkët e qafës së Boshit në Perëndim, me bjeshkët e Kelmendit dhe Krasniqes nga qafa e [[Pejë]]s në Veri, dhe me fiset e Nikaj-Mërturit mbi qafën e N’dërmajës dhe qafën e Agrit në Lindje.
Vendbanimet kryesore të Shalës janë : [[Abat]], [[Pecaj (Komuna Shalë)|Pecaj]] e [[Nicaj-Shalë]], [[Lekaj (Shkodër)|Lekaj]], [[Breg-Lumi]] e [[Lotaj]]; [[Vuksanaj]], [[Nënmavriq]] e [[Gimaj]], [[Ndërhysaj|Ndërlysa]] dhe [[Thethi]]. Me Shalën historikisht dhe etnikisht përfshihet edhe Rragami i Shalës që shtrihet nga Qafa e Valbonës deri aty ku fillon [[Valbona (fshat)]] i Dragobisë, [[Tropojë]]. Aktualisht Rragami i Shalës administratohet nga rrethi i Tropojës.
Shala sipas traditës feston [[Gjoni i Kryqit|Shën Gjonin]] me 26 dhjetor bashkë me miqë dhe bija, por Shala gjithashtu feston edhe festën e Shën Mikelit më 29 shtator, të cilët në këtë ditë therin dhe pjekin një dele. Shaljant janë të njohur si blegtorë dhe fermerë gjithashtu, ku lugina është e ujitur mirë dhe ka kullota të bollshme, misri dhe gruri janë kultivuar zakonisht për përdorim lokal.
Emri "Shalë" është emri i përbashkët për të gjithë banorët e sotëm që shtrihen në këtë luginë. Emri i këtij fisi të madh për banorët e sotëm, por për të mëparshmit mundet që të ketë qenë emër fshati apo i një familjeje të madhe, por sot është toponim i kësaj zone. Për këtë flet edhe fakti se asnjë fshat apo lagje në këtë luginë, më një popullsi prej rreth 7,000-jë banorë, në fund të viteve 1980-të, nuk quhet me këtë emër dhe asnjë gjenealogji, sado pak bindëse, nuk ka si burim emrin “Shalë” dhe nuk e njohin këtë emër për baba të hershëm të tyre.
== Pak Histori ==
'''Shala''' përmendet për herë të parë në vitin 1454, sipas [[Fan Noli]]t, nga Biemmi ''(Citta di Scala e di Socci)'', kur tregon se vjen këtu [[Gjergj Kastrioti]] - ''(Skënderbeu)'' për të pajtuar trazirat pas vdekjes së Pjetër Spanit. I pari regjistrim popullsie në këtë zonë është, defteri i regjistrit të Sanxhkut të Shkodrës në vitin 1485, i bërë nga autoritetet Osmane Turke pas pushtimit të vëndit.
I dyti është bërë nga një prift Katolik si relacion drejtuar Vatikanit, nga Pietro Stefan Gospari në vitin 1671, por ajo që bie në sy, në këtë relacion është largimi i Mavriqit, vëndbanim vëndas në Kalanë e Dakajve, fis historik në luginën e Shalës që u largua në gjysmën e dytë të shek. XVIII si pasojë e presionit të ushtruar nga fisi i Shalës.
Line 26 ⟶ 46:
== Legjenda e emrit ==
* '''''Gojëdhëna rreth emrit "Shalë"'''''
Line 41 ⟶ 62:
Banorët e sotëm të fisit '''Shalë''' nuk e sollën emrin e krahinës me vete por e gjetën këtu. Këtu ishte popullsi e ndarë në grupime të ndryshme, por që me kalimin e kohës ata u asimiluan dhe mbetën këta banorë që janë sot, kështu mund të thuhet edhe për Shoshin, Pultin a për ndonjë vend tjetër të [[Dukagjini]]t. Interesant është fakti se emri i lumit që përshkon këtë luginë quhet Lumi i Shalës. Nuk dihet se si emërtohej ky lumë në mesjetën e hershme, siç kemi pasur mundësin për lumin Kir, por kështu është quajtur në atë kohë dhe ruhet edhe sot.
* '''''Shala, fis i parë gjeneral i Dukagjinit;'''''
Line 56 ⟶ 78:
== Njerëz të shquar ==
Shala lindi dhe rriti nga gjiri i tij, trima e patriot, njerëz të urtë dhe të besës, ku në mesin e shumë të tjerëve mundë të përmëndim disa prej tyne, të parët në listë janë trimat hero legjendar [[Shtatë Shaljant]], atëherë vijnë ; [[Mehmet Shpendi]], Çun Nika e [[Marash Delia]] ; [[Mark Lula]] e Mark Sadiku ; Lush Prëla me dy djmet e [[Dodë Tahiri]] ; [[Vat Gjeloshi]], Mhill Beqaraj e Binak Vata; Kol Mark Kola, Mitër Kola, [[Ndok Gjeloshi]] e Xhur Kola; Nik Vuksani, Macel Delia, Zog Sokoli e Qerim Delia ; Avdi Kola, Zef Avdia, Kol Nik Shala me tre djemt, [[Mikel Koliqi|Mikel]] dhe [[Ernest Koliqi]], i madhi i letrave shqipe i Rilindjes Kombëtare [[Zef Jubani]] ''(në një artikull me «Kujtime të Zef Jubanit»'' <ref>''Botuar në organin «Gazeta Shqiptare» nr. 195, faqe 1, Bari, 12.XII.1929''</ref>, ''ka dëshmuar se të parët e tij rridhshin nga [[Abat]]i)'', [[Guljelm Radoja]], Katerina Biga, etj.
Në vijëmsinë e personaliteteve të shquara të Shalës janë politikanë, studjues dhe historianë; shkrimtarë, poetë, këngëtarë, artistë dhe sportistë, që me të vërtetë ja rrisin emrin këtij fisi.
''Shaljant, në qoftë se do me i pyet për nga prejardhja e tyre, pa mëndue shumë ata të përgjigjen;'' '''''Krenar jena që jemë Shaljan!'''''
== Panorama; ==
<gallery mode="packed" heights="200">
Skeda:Lugina e Shalës (pamje nga Qafa e Tërthores).jpg|Lugina e Shalës (pamje nga qafa e Tërthores).
Skeda:Qëndra Breg-Lumi, Shalë.jpg|Qëndra [[Breg-Lumi]], Shalë.
Skeda:Porta e Shalës (Lotaj)..jpg|Porta e Shalës në [[Lotaj]].
Skeda:Kullat Piniqi Mëkshaj.jpg|Kullat Piniqi në [[Abat]].
Skeda:Lumi i Shalës (Palna e Tasit).jpg|[[Lumi Shala|Lumi i Shalës]] tek Palna e Tasit.
Skeda:Lugina e Thethit.jpg|parapamje|Lugina e [[Thethi]]t
Skeda:Kisha e Shalës në Abat (e vjetra)..jpg|Kisha e [[Gjoni i Kryqit|Shën Gjonit]] në Abat (e vjetra).
Skeda:Gimaj Shalë.jpg|[[Gimaj]] Shalë.
Skeda:Lagjetː Abat dhe Lekaj.jpg|Lagjet Abat dhe [[Lekaj (Shkodër)|Lekaj]].
</gallery>
== Shih edhe ==
: [[Dukagjini]], [[Abat]], [[Thethi]], [[Kiri]], [[Pulti (krahinë)]], [[Nikaj e Mertur]], [[Djelmnia e Shalës]], [[Beteja e Qafës së Agrit]]
: [[Mikel Koliqi]], [[Shtatë Shaljant]], [[Mehmet Shpendi]], [[Mark Lula]], [[Ndok Gjeloshi]], [[Vat Gjeloshi]], [[Marash Delia]].
== Lidhje të jashtme ==
<references />
* http://www.shoqatadukagjini.com
* [http://www.youtube.com/watch?v=D-rayBoQHqg Fran Piniqi - Kolë Nik Shala me tre Djemt]
* [http://www.youtube.com/watch?v=OIEBK42T418 Gjovalin Prroni - Zef Avdis]
*[http://www.youtube.com/watch?v=4CeUCLsxOWE Gjovalin Shani - Gjithmon n’krye t’vëndit]
* [http://www.youtube.com/watch?v=lcdHqX-xYXM Nik Çarku - Atje mbretën janë te tanë]
* [http://www.youtube.com/watch?v=KQ_Xv-lvA4A F. Piniqi, F. Kodra dhe N. Shytani - Dodë Tahirit]
{{Komuna Shalë}}
[[Kategoria:
[[Kategoria:
[[Kategoria:
|