[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 1:
Seksioni kryq i fibrave sclerenchyma në indet e tokës bimore
'''Indi''' është tërësia e [[Qeliza|qelizave]] që kanë strukturë të ngjashme dhe që kryejnë funksione të njejta. Qelizat që krijojnë organizmin tonë janë katër llojesh : epiteliale, lidhore, muskulore dhe nervore.
 
Pamja mikroskopike e një ekzemplikimi histologjik të indeve të njeriut të mushkërive të ngjyrosura me hematoksilin dhe eosin.
Trupi i gjallesave shumëqelizore përbëhet nga një numër i madh i qelizave. Gjatë procesit evolutiv qelizat janë specializuar për kryerjen e funksioneve të ndryshme, e kjo gjë ka ndikuar në ndërtimin e tyre. Në këtë mënyrë janë krijuar indet. Me ind nënkuptojmë grupin e qelizave, që kanë ndërtim të njëjtë, të cilat janë specializuar për kryerjen e një funksioni të caktuar. Shkenca që studion indet quhet [[histologjia|histologji]]. Gjallesat shtazore përbëhen nga këto lloje indesh: '''indi epitelial, lidhor, muskulor''' dhe '''nervor'''.
 
== Indi epitelial (sipërfaqësor) ==
Qelizat e këtij indi janë të mbështetura njëra me tjetrën. Ato formojnë një ose disa shtresa qelizore kompakte që shërbejnë si kufi me indet që vendosen më thellë. Format e qelizave janë '''pllakore, kubike, cilindrike'''. Qelizat e këtij indi, në anën e jashtme, në të shumtën e rasteve janë të pajisura me qerpikë, që kanë funksion mbrojtës, apo me rrudha të shumta që rrisin sipërfaqen thithëse. Kjo veçanërisht në sipërfaqet mukoze. Funksioni themelor i indit epitelial është mbrojtja, sepse ky mbështjell tërë sipërfaqen e trupit, '''sipërfaqen e organeve zgavrore të brendshme, sipërfaqen e sistemit të zorrëve, gypthat e organeve të frymëmarrjes, të urinimit, të enëve të gjakut, gypthat e gjëndrrave [[ekskretuese]] e [[sekretuese]]''' etj.
 
== Indi muskulor ==
Indi muskulor përbëhet nga qelizat muskulore që ndryshe quhen fije muskulore e të cilat nën veprimin e ngacmimeve të ndryshme kanë aftësi të tkurren dhe të zgjaten. Me tkurrjen dhe zgjatjen e fijeve muskulore e bashkë me to edhe të muskujve, mundësohet lëvizja e eshtrave si dhe kryerja e shumë proceseve të tjera në organizëm. Gjatë tkurrjes muskulore prodhohet nxehtësi. Muskuj e insekteve dhe të [[kembenyjetuarit|këmbënyjëtuarëve]] të tjerë janë të aftë për tkurrje të shpejta. Në saje të kësaj cilësie disa flutura i lëvizin krahët e tyre deri në 18 mijë herë në minutë. Fija muskulore është rreth 5 herë më e hollë se fija e flokut, ndërsa gjatësia e saj sillet prej 10cm deri 12cm. Te njeriu dallohen tri lloje indesh muskulore, që kanë ndërtim dhe funksion të ndryshëm: indi muskulor i vijëzuar, indi muskujor i lëmuar dhe indi muskulor i zemrës. Indi muskulor i lëmuar merr pjesë në ndërtimin e muskujve të organeve të brendshme si në zorrë, organe urogjenitale, në paretet e enëve të gjakut etj. Indi muskulor i vijëzuar mbështjell skeletin, ndërsa ai i zemrës është i ndërtuar nga dy indet e para (i lëmuar dhe i vijëzuar). Muskulatura e shumë parruazorëve përbëhet prej muskujve të lëmuar.
 
== Indi Nervor ==
Indi nervor përbëhet prej qelizave nervore, të cilat kanë zgjatime të shumta. Qelizat nervore përmes këtyre zgjatimeve mbajnë lidhje njëra me tjetrën, duke formuar rrjet të vërtetë. Qelizat e indit nervor quhen neurone. Neuronet janë me specializim të lartë, të cilat i marrin ngacmimet nga periferia dhe i bartin deri te [[truri]]. Po ashtu , këto qeliza i tejçojnë urdhëresat nga truri në pjesët e tjera të trupit. Indi nervor formon trurin, palcën kurrizore etj. Truri i njeriut ndërtohet prej disa miliarda qelizash nervore.
 
Qelizat nervore përmbajnë një cilësi shumë karakteristike; ato te personat e rritur e humbin aftësinë e ndarjes dhe nuk mund të ripërtërihen. Prandaj nëse dëmtohen si pasojë e ndonjë sëmundje apo e lëndimit, ato nuk mund të riperterihen.
 
Në biologji, indeksi është një nivel organizativ qelizor ndërmjet qelizave dhe një organi të plotë. Një ind është një ansambël e qelizave të ngjashme dhe matricës së tyre ekstracelulare nga origjina e njëjtë që së bashku kryejnë një funksion të veçantë. Organet pastaj formohen nga grupimi funksional i së bashku të indeve të shumëfishta.
 
Fjala angleze rrjedh nga indi francez, që do të thotë diçka që është e thurur, nga india e foljes, "për të endur".
 
Studimi i indeve njerëzore dhe kafshëve njihet si histologji ose, në lidhje me sëmundjen, histopatologji. Për bimët, disiplina quhet anatomia e bimëve. Mjetet klasike për studimin e indeve janë bllokimi i parafines në të cilin indi është i ngulitur dhe pastaj i seksionuar, njolla histologjike dhe mikroskopi optik. Gjatë dy dekadave të fundit, zhvillimet në mikroskop elektron, imunofluorescencë dhe përdorimi i seksioneve të indeve të ngrira kanë rritur detajin që mund të vërehet në indet. Me këto mjete, shfaqjet klasike të indeve mund të ekzaminohen në shëndet dhe në sëmundje, duke mundësuar përmirësim të konsiderueshëm të diagnozës mjekësore dhe prognozës.
[[Kategoria:Anatomi]]
[[Kategoria:Biologji]]