Shahin Kolonja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
+
Rreshti 4:
Ka lindur në vitin 1865 në fshatin [[Starje]] të [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]]. Ka mbaruar arsim fillestar në [[Korçë]] arsim të mesëm dhe shkencë juridike në [[Stamboll]] në vitin 1895.
 
[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi]] e përmend ndër mësuesit e gjimnazit të shtetit në [[Edrene]], ku ishte profesor fizike dhe astronomie. Atje bënte propagandë patriotike mes shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i organizonte dhe u shpërndante libra, gazeta dhe të gjitha mjetet propagandistike kombëtare. Pas 1897 u largua nga Edreneja dhe u emërua nënprefekt i [[Vlora|Vlorës]], por nga Vlora u vendos në [[Sofja|Sofie]] pranë [[Kristo Luarasi|Kristo Luarasit]], që zotëronte një shtypshkronjë. Dhe nga nëntori i 1901 botoi gazetën "Drita". Vite më pas iu dha pijes duke patur pasoja vdekjeprurëse.<ref name=":0">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=32, 34, 52}}</ref>
 
Merita më e madhe e Shahin Kolonjës për Rilindjen shqiptare ishte puna e tij si botues dhe kryeredaktor i gazetës “Drita” nga viti 1901 deri në vitin 1908, që dilte nën moton “Shqipëria e shqiptarëve”. Ajo ishte një gazetë demokratike dhe patriotike dhe luajti një rol të madh për aktivizimin e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare. Duke mbajtur lidhje me aktivistë të shquar në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare në vende të ndryshme Shahin Kolonja në faqet e gazetës “Drita” pasqyronte luftën dhe përvijonte detyrat që qëndronin para patriotëve shqiptarë. Jepte shumë ide dhe propozime të reja. Personalisht Shahin Kolonja mori pjesë në veprimtarinë e patriotëve shqiptarë në Shqipëri ose në vendet fqinje. Ai luajti një rol udhëheqës në klubin “Bashkimi” në Manastir, krahas Gjergj Kirijazit. Bashkë me [[Vëllezërit Topulli]] dhe patriotë të tjerë shkoi në Shkup “për ta propaganduar idenë kombëtare”. Gjatë vitit 1905 Shahin Kolonja merrte pjesë aktive në themelimin e komitetit “Për lirinë e Shqipërisë”. Ai vizitoi Bukureshtin, Kjustenxhën dhe Egjiptin për t’i bindur bashkatdhetarët e tij që të hyjnë në këtë komitet ose ta ndihmojnë veprimtarinë e tij. Jo rastësisht gazeta “Drita”, të importuar në mënyrë ilegale në Shqipëri, kishte një ndikim të veçantë mbi patriotët shqiptarë atje. Mbi çështjet më të rëndësishme të lëvizjes nacional-çlirimtare ai zinte pozitë të drejtë – luftë kundër armikut kryesor – pushtuesit turk dhe mbështetësve të tij.
 
== Referencat ==