Aqif pashë Elbasani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 33:
Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shkoi në [[Bari]],<ref>Gazeta “Liri i Shqipërisë”, Sofje, 21 janar 1915, f.1, lajmi: Në Shkodër.</ref> ku qëndroi 6 muaj dhe më pas u vendos në [[Shkodër]]. Internohet për disa muaj nga malazezët dhe nga rrethanat e krijuara nga zhvillimet e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] dhe ofensiva austro-hungareze kundër Malit të Zi, u lirua.
 
Më 1916 bashkë me [[Mbreti Zogu I|Ahmet bej Zogollin]] ishte nismëtar i kongresit të pambajtur të Elbasanit për të formuar një qeveri në emër të Vidit e për ta lënë Austro-Hungarinë para faktit të kryer. Por kjo përpjekje u ndalua nga austro-hungarezët.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=132}}</ref> Përkrahu 1920Abdyl merrbej pjesëYpin si delegatorganizimin e punimeve për Kongresin e Lushnjes.<ref name=":2">{{Cite book|title=Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës|last=Vlora|first=Syrja bej|authorlink=Syrja bej Vlora|publisher=Iceberg|year=2013|origyear=1921-1925|isbn=978-9928-4140-4-5|location=Tiranë|pages=320, 323|trans_title=Osmanlı Sonrası Arnavutluk|translator=[[PeqiniAli Asllani]]}}</ref> Më 1920 i zgjedhur nga [[Bashkia Peqin|bashkia e Peqinit]], përfaqësoi [[KongresiKazaja ie LushnjesPeqinit|Kongresinkazanë e LushnjesPeqinit]] si delegat në Kongres,<ref name=":2" /><ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=182}}.</ref> ku emërohet kryetar dhe me vendosjen e rendit të Regjencës, emërohet si një nga anëtarët e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]] duke përfaqësuar elementin [[Bektashizmi|bektashi]].
 
Duke përfituar nga kriza e Mirditës, në bashkërendim me grupimin "Bashkimi i Shenjtë" dhe dorëheqjen e [[Zija Dibra|Zija Dibrës]] nga qeveria [[Pandeli Evangjeli|Evangjeli]], Biçakçiu nënshkruan me Imzot [[Luigj Bumçi|Luigj Bumçin]] shkarkimin e Evangjelit. I indinjuar nga mospranimi i tij, organizon një komision grushti shteti dhe i dërgon në hotelin "Internacional" ku banonte kryeministri, për ta shtrënguar të jepte dorëheqjen që çoi në krizën e dhjetorit me kabinetet pakditore. Mosbesimi që ndolli qeveria [[Hasan Prishtina|Prihstina]], bëri që ish-ministra, deputetë, funksionarë dhe oficerë të tërë të braktisnin Tiranën dhe të shkonin në Elbasan.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=258-261}}.</ref> Pas grevave dhe demonstratave, Biçakçiu dhe Bumçi ngarkuan [[Idhomeno Kosturi|Idhomeno Kosturin]] që të formonte një qeveri derisa të mblidhej parlamenti. Me kthimin e fuqisë kombëtare me në krye Zogun që kish shkuar për të qetësuar Mirditën dhe kthimin e deputetëve nga Elbasani, u bë mbledhja e parë të parlamentit më 22 dhjetor 1921. Në atë mbledhje Evangjeli dëshmoi për grushtin e shtetit që ish bërë dhe kësodore parlamenti vendosi për të rrëzuar dy regjentët që kishin gisht, duke e zëvendësuar Aqif Pashën me Omer pashë Vrionin. Biçakçiu u tërhoq në Elbasan me premtimin ndaj qeverisë që do të qëndronte urtë.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=264-266}}.</ref>
 
Pas krizës së dhjetorit 1921 dhe nisjes së çarmatimeve të popullsisë nga qeveria [[Xhaferr bej Ypi|Ypi]] duke nisur nga Shqipëria e Mesme, kapiteni Sali Ohri doli në ilegalitet. Sipas Vllamasit kjo lëvizje u pa si kërcënim që po i bëhej qeverisë nga ana e pashës, pasi Sali Ohri ishte nipi i tij. Atëherë qeveria emëron në Elbasan si prefekt [[Abedin Nepravishta|Abedin Nepravishtën]] - siç e kish kërkuar më herët pashai. Nepravishta i dha të kuptonte që duhet të shpërndante fuqitë e armatosra. Por pasi Aqif Pasha nuk u zmbraps nga qëndrimet e tij, duke shpresuar se do të pëlciste kryengritja edhe nga [[Bajram Curri]], [[Elez Isuf Ndreu]], Halit Lleshi dhe Hamid Toptani. Nepravishta i kumton që të largohej, meqë propaganda për kryengritje në emër të tij mund ta dëmtonte nëse kryengritja nuk do të përfundonte me sukses.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=269-272}}.</ref> U vendos në Vjenë, ku formoi "Partinë Kombëtare". Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 zgjidhet deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues.