Gjyqi Special, 1945: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kthim i artikullit ne gjendje enciklopedike
+
Rreshti 4:
 
==Termi juridik ==
Në një artikull shkencor, politologu dhe studjuesi i historisë Çelo Hoxha përsiatet mbi dyzimin që përçon termi i zgjedhur. Nga shqyrtimi i dokumenteve i bërë nga studjuesi, duket që vetë anëtarët e gjyqit (ose gjykatës) kanë qenë konfuz nga fakti që KANÇ-i urdhëroi krijimin e një Gjyqi dhe jo një Gjykate.<blockquote><small>Në kokën e procesverbalit të Gjyqit është shkruar: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjyqi Special për krijimin e kriminelëve kryesor të luftës dhe armiqve të popullit, Tiranë.” Kurse kokën e vendimit të gjyqit, shkruhet: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjykata Speciale e Tiranës.”</small></blockquote>Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këtyre dy koncepteve është: Gjykata nënkupton një institucion drejtësie, gjyqi nënkupton kryesisht një proces ndëshkimi. Gjë e matshme në nivel përdorimi nga udhëheqja për një tjetër rast: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, ti bëni gjyq dhe ta pushkatoni.”<ref name=":1">Hoxha Ç., ''[http://ljxxxnjmkyyy.jjqptucmmplljkkrquvdnnqm.ljdpnnjmkeqo.ljsv4.ljhts.gjbxipfs.ljofu.ru3.gsr.awhoer.net/gjyqi-special-nje-akt-terrorizmi-shteteror/ Gjyqi Special: një akt terrorizmi shtetëror]'', postbllok.com, 27 prill 2015.</ref> Me kaq kuptohet lehtë fryma vrastare e sistemit komunist, që lèu në zhguallin e përgjakur të vëllavrasjes.
 
== Rrethanat historike ==
Në nëntorin e 1944 partizanët komunistë morën pushtetin dhe menjëherë nisën arrestimet dhe pushkatimet<ref>[[Mustafa Greblleshi|Greblleshi M]]., ''Kujtime 1939-1944'', Tiranë: Çabej, 2017.</ref> e figurave publike që perceptoheshin sikur kishin bashkëpunuar me pushtuesin ose që nuk kishin ndihmuar [[Lëvizja Antifashiste Nacional-Çlirimtare|Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare]]. Gazeta "Bashkimi", organi i shtypit i [[Fronti Demokratik i Shqipërisë|Frontit Demokratik i Shqipërisë]], në janar të 1945 hapej me editorial “Trathëtorët” me ton nxitës dhe gjuhë të ashpër kundrejt "tradhëtarëve" dhe "armiqve të popullit"<ref>Nesturi K., [http://sss.ljxxxnjmkyyy.jjtirjqfsjbljkkujskrgtkc.ljdpnnjmkeqo.ljsv4.ljhts.gjbxipfs.ljofu.ru3.gsr.awhoer.net/Si-u-arrestua-dhe-pse-u-denua-me-vdekje-Gjergj-Bubani.9084/ ''Si u arrestua dhe pse u denua me vdekje Gjergj Bubani''], shqiperia.com, 2009.</ref>.
 
Gjyqi Special u çua në këmbë nga regjimi komunist i porsaardhur në fuqi kundrejt të etiketuarve "armiqtë e popullit" dhe "kriminelët e luftës"<ref>{{En}} [[Robert Elsie|Elsie R]]., [http://sss.njcppltpjokdqqmu.gjhpphmfajhkiqqing.ljdpnnjmkeqo.ljsv4.ljhts.gjbxipfs.ljofu.ru3.gsr.awhoer.net/books?id=pgf6GWJxuZgC&pg=PA388&dq=gjyqi+special+1945&hl=en&sa=X&ei=vaisVNjzIs2NyASmwIHQCg&ved=0CCUQ6AEwAQ#v=onepage&q=gjyqi%20special%201945&f=false ''A Biographical Dictionary of Albanian History''], I. B. Tauris, 2012. fq. 388, <nowiki>ISBN 978-1780764313</nowiki>, <q>... the Treason Trial conducted by the Special Court (Gjyqi Special), at which 60 members of the pre-Communist establishment were sentenced to death and long prison sentences as war criminals and enemies of the people</q></ref>. U themelua në bazë të vendimit të marrë nga [[Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar]] më 15 dhjetor 1944<ref name=":1" />, u formua me vendimin nr. 2 të Këshillit të Ministrave<ref name=":0">Sadiku Xh., ''Genocidi mbi Kulakët në Shqipërinë Komuniste 1948-1990,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit, 2013, fq. 20, ISBN 978-9928-168-13-9.</ref>. Si në pjesën tjetër tjetër të Evropës Lindore, spastrimi i të ashtuquajturve "fashistë" dhe "kriminelë lufte" luajti një rol qendror në themelimin dhe ndërtimin e një rendi mbështetur tek modeli sovietik<ref>{{En}} Mazower M., [http://sss.njcppltpjokdqqmu.ajhkiqqing.njmkeqo.ljsv4.ljhts.gjhpphmfgjbxipfs.ljdpnljofu.ru3.gsr.awhoer.net/books?id=VAUiP5O8HgoC&pg=PA235&dq=special+court+albanian+1945&hl=en&sa=X&ei=kaOsVJvKIoauyAS2woLgAg&ved=0CCwQ6AEwAzgK#v=onepage&q=special%20court%20albanian%201945&f=false ''Dark Continent: Europe's Twentieth Century''] (1 ed.), Vintage, 2000, fq. 234, <nowiki>ISBN 978-0679757047</nowiki>, <q>In Eastern Europe, on the other end, purges against "Fascists" and "war criminals" became a central part of the construction of society on something approaching the Soviet model.</q></ref>.
 
==Përbërja ==