Adil Çarçani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 55:
Në janar - qershor 1942 qe kontrollor i kolive postare në Drejtorinë e Përgjithshme të Postë-Telegraf-Telefnoave. Në korrik të po atij viti u anëtarësua në Partinë Komuniste. Po atë vit u përjashtua për disa ditë nga partia, pse ishte vonuar në lejen që i kishin dhënë.
 
Në shkurt - gusht 1943 qe zëvendëskomisar i çetës "Çerçiz Topulli" të Gjirokastrës, më pas nga gushti deri në janarin e 1944 qe zëvendëskomisar i batalionit "Baba Abaz" në Zonën e Parë Operative Vlorë - Gjirokastër. Në janar - mars 1944 qe përgjegjës politik i [[Brigada e VI-të Sulmuese|brigadës së 6-të komuniste]], më pas nga marsi deri në nëntor qe zëvendëskomisar i [[Brigada e VII-të Sulmuese|brigadës së 7-të]]. Nga nëntori deri në prill të 1945 qe komisar i divizionit 4.
 
Më 1945 - 1947 shërbeu si komisar politik në Komitetin Qarkor të PK-së në Durrës. Më 1947 u zhvendos me të njëjtën detyrë në Shkodër, por më pas në atë vit e deri më 1948 qe ndihmësministër i Tregtisë. Më 1948 - 1949 qe shef në Drejtorinë e Prapavijave në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Më 1949 - 1951 qe sekretar i përgjithshëm i qeverisë. Më 1951 - 1959 ministër i Industrisë dhe Minierave dhe më pas deri më 1965, ministër i Industrisë dhe Gjeologjisë. Më 1966 - 1982 qe zëvendëskryeministër, pas vdekjes së Shehut u caktua kryeministër deri më 1991.