[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
Ndërkohë, mbreti konstaton diçka të përbashkët tek të gjithë ndjekësit dhe besimtarët e Nuhut. Të gjithë ishin të varfër dhe fukarenj, që nuk kishin asgjë në dorë. Ai e thirri Nuhun një ditë dhe i tha:"Ne mund t'i lejojmë njerëzit të dëgjojnë dhe t'u flasësh. Madje, mund edhe të besojmë në ato që thua, por me një kusht: T'i dëbosh këta fukarenj që të vijnë pas dhe të kanë besuar. Ne i përkasim shtresës më të lartë të shoqërisë dhe nuk mund të barazohemi me këta barktharë."
Por njerëzitë nuk e pranuan Nuhin si profet, pastaj Nuhi e pason me një lutje:'''O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!'''. Në ajete të tjera trajtohen lutjet dhe mallkimet e Nuhut kundër jobesimtarëve.
"Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi, andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”<ref>[https://sq.quranacademy.org/quran/25:117-118 (Furkan 25:117-118)]</ref>
"... ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë.
 
Rreshti 16:
 
== Tufani ==
Para se të fillojë tufani shkatërrues, Zoti e kishte urdhëruar Nuhun të përgatitej, ashtu siç e kishte urdhëruar të mbledhë nga çdo krijesë një çift, një mashkull dhe një femër. Sinjali i afrimit të tufanit ishte vërshimi i ujit në furrën e bukës së Nuhut. Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë:'''Kur arriti urdhri Ynë e uji të gufojë nga furra, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!'''(<ref>[https://sq.quranacademy.org/quran/11:40 Hud 11:40)]</ref>
Një ditë, Nuhu e konstatoi ujin në furrë, sinjal ky që tregonte se tufani ishte afër. Menjëherë, ai u nis drejt anijes në mal. Atje ai mbeti pa gojë, pasi të gjithë kafshët dhe gjallesat e tokës, çdo çift prej tyre, ishin grumbulluar tek anija dhe ishin vënë në rresht, në pritje të urdhrit për të hipur në anije. Nuhu i sistemoi dhe i rehabilitoi të gjithë në anije.
Pasi ishin siguruar të gjithë në anije, u dha urdhri final dhe fatal për përmbytjen e tokës dhe gjithçkaje mbi të. Me ngritjen e nivelit të ujit, përmbyteshin qytete e fshatra të tërë. Kjo vazhdoi derisa uji mbuloi gjithçka mbi tokë, saqë thuhet se niveli i ujit arriti pesëmbëdhjetë metër mbi malin më të lartë në tokë. Thotë Zoti në Kuran duke përshkruar anijen teksa çante valët:'''Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet.'''<ref>[https://sq.quranacademy.org/quran/11:42 (Hud 11:42)]</ref> Dallgët u ngjanin maleve për nga madhësia.
Kur Nuhu a.s ndjeu anijen të lëkundej, pasi niveli i ujit kishte filluar të rritej, tha:"Me emrin e Allahut". Zoti i lartësuar i kishte premtuar Nuhut se do e shpëtojë atë bashkë me familjen. Kështu, të gjithë familjarët e Nuhut a.s kishin hipur në anije, përveç djalit të tij. Me Nuhun në anije ishte dhe gruaja e tij. Lidhur me gruan e Nuhut, e cila në Kuran konsiderohet si amorale, ajo kishte vdekur para se të ndodhë tufani.
Kështu, gruaja e Nuhut a.s – siç e cekëm më lart – bashkë me fëmijët ndodheshin në anije. Djali i vetëm që nuk pranoi të ngjitet në anije bashkë me Nuhun quhej Kenan. Ai refuzoi pasi ishte jobesimtar. Kur Nuhu hypi në anije bashkë me besimtarët e tjerë, e ftoi dhe djalin e tij, por ai refuzoi.
Rreshti 31:
Transmeton Ibnu Maxhe, se Profet ka thënë:''Nuhu agjëronte gjatë gjithë kohës, përveç festave.''
Nuhu vdiq dhe sipas transmetimeve më të sakta, është varrosur në [[Mekë]]. Ndërkohë që disa transmetime të tjera, sinjalizojnë se u varros në Kerkbika, në Libanin e sotëm.
 
== Referenca ==
<references/>
 
{{Profetët në Kuran}}