Lidhja e Prizrenit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim i hyrjes
Rreshti 1:
'''Lidhja e Prizrenit''' (osmanisht '''''Prizren Ittifaki''''' ose '''''Ittihadi''''') qe një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]], me qendër në qytetin e [[Prizreni|Prizrenit]], asokohe qendër e [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetit të Kosovës]].
{{perm-urgj}}
 
[[Image:League of Prizren building.jpg|thumb|300px|Pamja e soçme e kompleksit, ku u mbajtë Lidhja e Prizrenit]]
[[Traktati i Shën Stefanit|Traktatet e Shën Stefanit]] dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas [[Lufta Ruso-Turke (1877-1878)|Luftës Ruso-Turke]]. Në pamundësi që Perandoria Osmane t'i shmangej traktateve, [[Sulltani|Sulltan]] [[Abdyl Hamiti II|Abdyl-Hamidi II]] thirri në Stamboll [[Sheh Mustafa Tetova|Sheh Mustafa Tetovën]] dhe [[Abdyl bej Dume-Frashëri|Abdyl bej Dume-Frashërin]] t'i udhëzonte në formimin e qëndresës vendore; dhe u shkroi letra kadiut të Gjakovës Ahmet efendi Koronicës, myderizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të  Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa iu dha urdhër komandantëve ushtarakë në vilajetet shqiptare që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.<ref>{{Cite book|title=Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 1878 – 1881|last=Belegu|first=Xhaferr|publisher=Kristo Luarasi|year=1939|isbn=|location=Tiranë|pages=17-18}}</ref>
 
Qëndrimet fillestare të Lidhjes u parashtruan në ''[[Kararname]]''. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të [[Porta e Lartë|Portës]]. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme. [[Image:League of Prizren building.jpg|thumb|300px|Pamja e soçme e kompleksit, ku u mbajtë Lidhja e Prizrenit]]
[[Skeda:Prizreni 6.JPG|thumb|right|300px|Pamje e kompleksit nga Kalaja]]
[[Skeda:27vula4.jpg|thumb|right| [[Vula e Lidhjes s'Prizrenit|Vula e Lidhjes se Prizrenit]] ]]
Line 37 ⟶ 40:
 
== Themelimi i Lidhjes së Prizrenit ==
===Sfond: Shqipëria dhe [[Traktati i Shën Stefanit]](3 mars 1878)===
[[File:Arianit Lidhja e Prizrenit - Gjakove IMG 0035.JPG|thumb|Lidhja e Prizrenit - Gjakovë]]
Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet [[Perandoria Ruse|Perandorisë Ruse]] dhe [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në [[Ballkan|Gadishullin Ballkanik]]. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, [[Ardahan]], Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik. Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e [[Voskopojë]]s. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.
Line 111 ⟶ 114:
 
Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin një fitore tjetër që korrën forcat atdhetare, pasi me anën e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëri të një pushteti të veçuar nga ai i Portës së Lartë. Kjo fitore u përforcua me caktimin në krye të organeve të larta të personaliteteve që militonin në Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi), ose që u takonin qarqeve të moderuara (Iljaz pashë Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Për fitoren e plotë të krahut patriotik nuk mbetej tjetër hap, veçse pajisja e besëlidhjes me një statut ose kanun, siç quhej në atë kohë, të ndërtuar mbi platformën rilindëse.
[[Skeda:Kanuni i Lekë Dukagjinit.jpg|thumb|Kanuni i Lekë Dukagjinit]]
 
== Kanuni dhe Urdhëresa (17 qershor 1878) ==
Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin: një peticion për çështjen shqiptare, dërguar Kongresit të Berlinit, një peticion, dërguar Portës së Lartë, Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa).
Line 773 ⟶ 774:
*[[Lidhja e Pejës]]
*[[Lidhja e Lezhës]]
 
== Referencat ==
<references />
 
==Lidhje të jashtme==