[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 62:
I ati u vra kur Aliu qe nëntë apo dhjetë vjeç dhe u rrit nga e ëma.<ref name="Norris1993">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=kTcRDKnYf2cC&pg=PA231|title=Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World|author=H. T. Norris|publisher=C. Hurst & Co. Publishers|year=1993|isbn=978-1-85065-167-3|pages=231–}}</ref> Familja Tepelena, tashmë e përfaqësuar nga dy të mitur, ra në grindje me [[Kardhiqi|Kardhiqin]], fshat i lirë, se kush do të ishte ''këmborë'' për disa fshatra përreth [[Karjani|Karjanit]] dhe sidomos fshatin [[Kakosi|Kakos]], të drejtë që prej brezash ishte ushtruar Tepelenët. I pari i Kardhiqit, Demir agë Dosti po e mëtonte tashmë këtë të drejtë për vete.
 
Më 1752 hanko Esmihaja me të bijën udhëtuan drejt Karjanit që të vilnin taksën e këmborës që Tepelenët e vilnin si përfaqësues vendorë të [[Porta e Lartë|Portës së Lartë]]. Kardhiqiotët i bënë pritë në kthim në një grykëmali, i morën Esmihanë me të bijën me vete në Kardhiq, i detyruan të kthenin të ardhurat e paligjshme disavjeçare nga kjo taksë dhe iu bënë të qartë që mos ta pretendonin më në të ardhmen. Esmiha hanëmi e bëri këtë lëshim kundrejt kardhiqiotëve, por ushqeu hakmarrje tek i biri. Aliu iu dha jetës së komitit me trimat e vet deri kur më 1763 i kërkoi dorën Hanko pashës (e shoqja e pashës), e bija e [[Ahmet Kurt Pasha|Ahmet pashë Ngurzës]]. Por Hankoja nuk e pranoi kërkesën e tij dhe më 1766 u martua me Ibrahim pashë Vlorën.
 
=== Ngritja ===