[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v vandalism (m:SWMT
Rreshti 20:
Muskulatura e skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura qelizore, por nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i madh bërthamash.
 
===== Indi muskulor =====
===== Indi muskulor =h=dueshme ritmike, që formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen (shtytjen) poshtë masave ushqimore.
Indi muskulor është njëri nga indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne organizmat shtazore.
Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë, por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës, frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj.
Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore.
Ekzistojnë tre tipa të indit muskulor:
* muskulatura e lëmuar,
* muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe
* muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy tipave të parë.
'''Muskulatura e lëmuar''' dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga qeliza muskulore, ndërsa e skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë muskuli.
 
Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime me vendosje të tërthortë, ndërsa ne muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj kjo muskulaturë quhet e lëmuar.
Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa muskulatura e lëmuar dhe ajo e zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme.
Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa mitokondriet-sarkozome.
 
:* Muskulatura e lëmuar
(Texus muscularis glaber)
Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë të kuqe.
Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu lidhur me qelizat fqinje. Në skarkoplazmë vendosen disa fije shumë të holla që janë mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne procesin e tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e miocitit. Gjatësia e qelizës ndryshon sipas organit ku vendoset psh: në enët e gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në zorrë rreth 200 mikrometër, në mitër (gjatë periudhës së barrës) miocitet mund të arrijnë një gjatësi prej 500 mikrometër. Gjatë tkurrjes miociti shkurtohet dhe trashet, kurse bërthama përdridhet në formë të spirales.
Në prerje të tërthortë miocitet paraqiten me diametër të ndryshëm. Në rast se prerja kalon në qendër të qelizës, pra në nivel të bërthamës, diametri është më i madh, kurse prerja e bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele tjera diametri është më i vogël dhe nuk përmban bërthamë.
Në disa organe, si psh. Në zorrë, muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime: gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast miocitet mund të shihen ne të dyja prerjet. Zakonisht miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që është shumë vështirë të vërehet kufiri mes tyre. Për t’i dalluar ato na ndihmojnë bërthamat e qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë.
Grupe qelizash me pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një rrjetë prej indit lidhor fijeshkrifët, qe quhet endomisium. Kjo rrjetë mund të shifet edhe ndërmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një shtresë e hollë e indit fijeshkrifët që quhet permisium, ndërsa krejt muskuli vishet nga jashtë nga epimisium.
Në mikroskop elektronik mund të vërehet se sarkolema e miocitit bën disa palosje (invaginime) me drejtim të sarkoplazmës.
Në disa raste këto palosje marrin formë të rregullt, duke krijuar disa formacione të veçanta, që quhen kaveole (caveole).
Kohët e fundit eksizoton mendim se të gjitha këto struktura së bashku janë analoge me sistemin e tubulit T që është karakteristik për muskulaturën e skeletit.
Lidhja e qelizave fqinje bëhet sipas tipit nexus. Këto zona nuk shërbejnë vetëm për bashkimin e qelizave, por edhe si vend kalimi për ngacmimet (impulset) nga një qelizë në tjetrën.
Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme, por me një forcë relativisht më të dobët se sa muskulatura e skeletit. Kjo tkurrje është veti e lindur e miocitit, por që të realizohet duhet edhe pjesëmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa metaboliteve lokale të cilat modulojnë tkurrjen sipas kërkesave funksionale të organit ku ndodhet kjo muskulaturë. Kështu psh., muskulatura e lëmuar e zorrëve bën tkurrje të vazhdueshme ritmike, që formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen (shtytjen) poshtë masave ushqimore.
Tkurrja e muskulaturës së lëmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente.
Duke qenë se muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.