[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 49:
Në pragun e Luftës Ballkanike, Noli shprehej me luajalizëm kundrejt perandorisë që të mund të bënte qëndresë kundrejt armiqve.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=55}}.</ref> Me shpalljen e pavarësisë e përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit, mori pjesë në Kongresin e Trieshtës, organizuar nga Konica në marsin e 1913. Më 10 mars 1914 u ndodh në Durrës, ku dhe e gjeti [[Lufta e Parë Botërore]]; më 24 maj 1915 u kthye në Amerikë.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=63}}.</ref>
 
Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend, më 10 mars 1914, në prani të [[Princ Vidi|princit Vilhelm zu Vid]], i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vjenë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloidrejtoi të përmuajshmen në anglishteorganin ''The Adriatic Review'' (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtëgjashtë muajt e parë revista u botua nga Nolisaj, ndërsa më 1919, këtë detyrëcilën e moribotonte si dorështojcë [[Kostë"Dielli" Çekrezii Vatrës.<ref>{{Harvnb|KostandinBala|1972|pages=64, Çekrezi]]67}}.</ref>
 
Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin [[Woodrow Wilson|Udrou Uillson]], përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Gazeta ''The Manchester Guardian'', në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si ''një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte''.