[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 91:
Në vjeshtë 1981 Bashkim Shehu, djali i kryeministrit [[Mehmet Shehu]], i tregoi në mirëbesim se i ati pas kthimit nga një takim me Enver Hoxhën ia kishte ndaluar takimin me Kadarenë me arsyen se ai ishte agjent i Perëndimit.{{sfn|Helena|2011|p=182}}
 
Më 17 dhjetor 1981 kryeministri i Shqipërisë [[Mehmet Shehu]] u gjet i vdekur në kushte misterioze kurse Hoxha e shpalli agjent të të huajve. Në vend filloi një valë terrori e shoqëruar me kërkimin e bashkëpunëtorëve të kryeministrit. <ref name="Morgan1">{{sfn|Morgan|2011|p=224-226}}</ref> <ref name="Faye" /> Në këtë kohë Kadare ishte i shqetësuar se mos përfshihej në vorbullën e terrorit.<ref name="Morgan1" /> Në vjeshtë të atij viti kishte dorëzuar për botim romanin [[Koncert në fund të dimrit|Koncerti]] në faqet e të cilit përmend mënyrën me të cilën Mao Ce Duni kishte zhdukur zëvendësin e tij Lin Biao në një aksident ajror. <ref name="Faye" /><ref name="Morgan1" /> Një ditë para varrimit të Shehut, shkrimtarët dhe artistët ishin ftuar në një ekspozitë arti ku do të merrte pjesë vetë Enver Hoxha, përjashtim bënte Kadareja. I vetëdijshën për domethënien e riteve të tilla të përjashtimit ai e mori me mend se ndodhej në rrezik. <ref name="Morgan1" /> Në vitet 1981-1982, [[Enver Hoxha]] ngarkoi [[Sigurimi]]n dhe Hetuesinë të përgaditnin dokumentet procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë nën akuzën veprimtari armiqësore dhe bashkëpunëtor në komplotin e Mehmet Shehut. Kadare do të akuzohej si sabotator i vijës së [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partisë]] në art dhe kulturë.<ref name="Lame">{{citeweb|url=http://www.panorama.com.al/ekskluzive-ish-kreu-i-hetuesise-kadareja-do-denohej-si-bashkepunetor-i-mehmetit44/ |title=Ekskluzive/ Ish-kreu i Hetuesisë: Kadareja do dënohej si bashkëpunëtor i Mehmetit |author=Qemal Lame|date=2017-03-28|accessdate=2018-11-02}}</ref>Ishte vlerësuar se ishte kishte ardhur momenti për ta dënuar Kadarenë si armik të Partisë dhe të Diktaturës së Proletariatit. Ishin përgatitur mbi dhjetë dëshmi ku flitej për veprimtarinë armiqësore të Kadaresë, kryesoret ishin nga [[Fiqirete Shehu]] dhe [[Llambi Ziçishti]], por për tu bërë me e besueshme akuza ndaj Kadaresë u pa e udhës t'i jepej më shumë rëndësi dëshmisë së Ziçishtit (shih kutiza në të djathtë)<ref name="Lame2">{{citeweb|url=http://www.mapo.al/kryehetuesi-qemal-lame-sigurimi-shtetit-pergatiste-dosje-per-arrestimin-e-kadarese/|title=Kryehetuesi Qemal Lame: Sigurimi i Shtetit përgatiste dosje për arrestimin e Kadaresë|author=Qemal Lame|date=2014-02-25|accessdate=2018-11-03}}</ref> Bashkim Shehu tregon se ishte marrë në pyetje një javë rresht për Kadarenë si armik i rrezikshëm. {{sfn|Morgan|2011|p=182}} Dosja e ndjekjes së Kadaresë nga organet e Sigurimit është më e vëllimshmja e ndonjë personazhi publik në [[Shqipëri]] me 1280 faqe dhe katër vëllime.<ref name="Fevziu">{{citebookcite book|title=Enver Hoxha|author=Blendi Fevziu |year=2011|publisher=Uetpress|isbn=9789995639358|pages=258-259}}</ref>
 
Shtypi botëror këtë herë e mbrojti hapur. Në një shkrim të revistës franceze Lire, Bernard Pivot shkroi se [[Franca]] ishte e shqetësuar për faktin që Kadare nuk po i përgjigjej ftesës për të ardhur në [[Parisi|Paris]]. Në shkrim ishte fraza "Ne presim Ismail Kadarenë dhe jo kokën e tij në pjatë..." {{sfn|Helena|2011|p=388}} Më 1983 mundi të shkojë në Francë, sipas tij vetë, me paramendimin që të mos kthehej.<ref name="Polovina">{{Cite web|url=http://www.panorama.com.al/polovina-nxjerr-letrat-pse-su-lejua-kadare-ne-kongresin-e-parisit/|title=Polovina nxjerr letrat pse s'u lejua Kadare në Kongresin e Parisit|website=panorama.com.al|publisher=[[Panorama]]|date=28 gusht 2017}}</ref>
 
Në vitin 1985 vdiq Enver Hoxha. Shpresat për liberalizimin e Shqipërisë pas ardhjes në pushtet të [[Ramiz Alia|Ramiz Alisë]] u venitën. {{sfn|Helena|2011|p=420}} Po atë vit u ndalua romani "[[Nata me hënë]]" që bënte fjalë për përpjekjet e partisë komuniste dhe shoqërisë komuniste për të shkatërruar jetën e një vajze të pafajshme.<ref>{{cite web |url=http://www.elsie.de/pdf/reviews/R1994KadareClaire.pdf |title=Ismail Kadare: A moonlit night |last=Elsie |first=Robert |date=1994 |website=Robert Elsie |access-date=September 13, 2017}}</ref> Romanin tjetër "[[Vajza e Agamemnonit]]" ku në mënyrë të hapur shpreh mendimet kundër regjimit komunist, e shkroi atë vit dhe bashkë me disa vepra tjera anti-komuniste e nxori fshehtas jashtë shtetit nëpërmjet botuesit dhe mikut të tij francez [[Claude Durand]], me udhëzimin që të botohesin në rast se regjimi e eliminonte Kadarenë pas shpine.<ref>{{cite book |last=Durand |first=Claude |editor-last=Kadare |editor-first=Ismail |title=Agamemnon's Daughter: A Novella and Stories|publisher=Arcade Publishing |date=2006 |translator-last=Bellos |translator-first=David |pages=ix–xii |chapter=About Agamemnon's Daughter: Adapted from the Publisher's Preface to the French Edition |isbn=978-1-559-70788-6}}</ref>
 
Në vitin 1986 botoi romanin "[[Krushqit janë të ngrirë]]" që fliste për dhunën dhe terrorin që përdornin serbët kundër shqiptarëve në Kosovë. Romani ishte frymëzuar nga demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981.<ref>http://www.akllapi.net/t2513-dialogu-i-ramiz-alise-me-foto-camin-kadare-i-pari-shkrimtar-qe-kritikoi-dritero-agollin</ref>