Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 38:
== Përmbledhje ==
=== '''Versioni origjinal''' ===
Kafshët magjike dhe ku mund të gjenden, është një riprodhim ekzakt i librit shkollor të vetë [[Harry Potter|Harry Potterit]] dhe i shkruar prej magjizoologut Njut Skamandër, një personazh në seritë e Harry Potterit. Në këto seri, [[magjizoologjia]] është dega e magjisë që studion kafshët magjike.
 
[[Albus Urtimori]], drejtori i shkollës së [[Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts|Hoguortsit]], lë këtu shënimet dhe shpjegon qëllimin e botimit të veçantë të këtij libri ( bamirësia e Comic Relief ). Në fund ai i thotë lexuesit, “…Krijesat mbresëlenëse të përshkrura këtu janë të shpikura dhe nuk munden të të lëndojnë”. Ai përsërit moton e [[Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts|Hoguortsit]] : “ Draco dormiens nunquam titillandus”, latinisht për “ Mos e ngacmo kurrë një dragua që fle”.
 
Kafshët magjike dhe ku mund të gjenden, përmban historinë e magjizoologjisë dhe 85 krijesave magjike të përshkruara rreth e rrotull botës. Skamanderi thotë se mblodhi shumicën e informacioneve të gjetura nëpër libër përmes vëzhgimeve të shumta nëpër vite udhëtimesh nëpër të pesta kontinentet. Veçon se botimi i parë u komisionua në 1918 nga Augustus Worme  i librave Obskurus. Gjithsesi nuk u publikua deri në 1927. Tashmë është në botimin e tij të 52-të.
 
Në botën e [[Harry Potter|Harry Potterit]], libri shërben si tekst shkollor për vitin e parë në [[Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts|Hoguorts]]. [[Albus Urtimori]] specifikon se shërben si një referencë e shkelqyer për magjistricat shtëpiake përveç përdorimit në [[Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts|Hoguorts]].
 
Libri përfshin skica dhe komente të shtuara nga Ron Uizli. Komentet duken se janë shtuar rreth kohës së librit të katërt, [[Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (libri)|Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit]].