Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|[[Rrapi në Marash, Prizren|Rrapi i Prizrenit]] thumb|[[Rrapi i Mashkullores]] '''Rrapi''' (lat. Platanus) është...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 4 janar 2019 22:15

Rrapi (lat. Platanus) është një dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, që bën lëndë të vogla me gjemba të imët përsipër. Rrapi paraqet një familje të pavarur nga grupi Platanaceae. Atdheu i kësaj gjinie është Amerika e Veriut: në jug dhe jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, Meksika, Guatemala, dhe në Evropë, Gadishulli Ballkanik duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Rrapi mund të rritet deri në 50 metra në lartësi, trungun dhe kurorën i ka të gjera. Këto pemë mund të jetojnë për një kohë të gjatë, janë rezistente ndaj ndotjes, kështu që shpesh mbjellen në qytete përgjatë rrugëve si dhe në parqe. Llojet më të njohura të rrapit janë:[1]

  1. Platanus gentryi
  2. Platanus x hybrida
  3. Platanus kerrii
  4. Platanus mexicana
  5. Platanus occidentalis
  6. Platanus orientalis
  7. Platanus racemosa
  8. Platanus rzedowskii
  9. Platanus wrightii
Rrapi i Prizrenit
Skeda:Rrapi i Mashkullorës.jpg
Rrapi i Mashkullores

Shih edhe

Referenca

  1. ^ Catalogue of Life: 20th December 2017