Xhevat Korça: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 8:
Ndoqi gjimnazin e [[Janina|Janinës]], [[Zosimea|Zosimean]].<ref name=":1">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=160|ref=harvnb}}</ref> Me interesimin e Gërmenjit dhe përkrahjen e [[Bajram Curri]]t, administrata shqiptare gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez dërgoi Xhevatin së bashku me disa djem të tjerë me studime në Vjenë. Ndoqi studimet në Fakultetin e Filozofisë, dega histori, nga 1917 dhe përfundoi studimet me vlerësimin «summa cum laude» më 1922.<ref name=":1" /> Me 15 dhetor 1918 së bashku me bashkëstudentët Jani Basho, Remzi Baçi, [[Nush Bushati]], Raqi Buda, [[Fuat Asllani|Fuad Asllani]], [[Gjovalin Gjadri]], Luigj Kakarriqi i paraqitën presidentit amerikan [[Woodrow Wilson|Wilson]] një lutje ku i kërkojnë "''në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj''».<ref name=":0" />
 
Më 1922 u caktua arsimtar në [[Shkodra|Shkodër]], kur u themelua gjimnazi shtetëror, së pashku me Anton Palucën, [[Kostaq Cipo]]n, [[Kolë Margjini|Kolë Margjinin]], Gabriel Meksin, [[Gjergj Kokoshi]]n, [[Simon Rrota|Simon Rrotën]] etj.<ref name=":0" /> Ishte anëtar i organizatës ''Krahu Kombëtar''.<ref name=":02">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=282, 328}}</ref> Më 1923 u emërua drejtori i parë i Gjimnazit të Shkodrës.<ref name=":1" /> Asokohe botoi në shtypshkronjën ''Nikaj'' në Tiranë studimin «''Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut''».<ref name=":0" />
 
Përkrahu Lëvizjen e qershorit, arsye për të cilën pasi kthimit të Zogut me Triumfin e Legalitetit në dhjetorin e 1924, u largua drejt Mbretërisë Jugosllave.<ref name=":1" /> U inkuadrua prej prof. Henrik Bariqit si lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar që albanologu mbante asokohe. Këshilli i Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit të Beogradit, me nismën e Prof. Bariqit, kishte aprovuar me datën 31 maj 1925 krijimin e «Seminarit për filologjinë shqipe». Kështu në vitin 1925 Xhevat Kortsha u caktua prej Bariqit si lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, ndërsa gjatë vitit akademik 1927-28 ai mbajti kursin “Gjuha shqipe për fillestarë”. Fryt i këtij bashkëpunimi janë edhe dy reçensionet që Xh. Kortsha botoi tek revista e Bariqit: «Arhiv za arbansku starinu, jezik i etnologiju» në vitin 1926 (lib. III, n. 1-2), njëri i botuar serbisht i përket «Historisë së Skënderbeut» që Fan Noli kishte botuar në Boston në vitin 1921. Ndërsa tjetri i shkruar gjermanisht analizon në mënyrë kritike përkthimin gjermanisht që Gustav Weigand-i i kishte bërë në vitin 1925 në faqet e «Balkan-Arkiv»-it të tij disa pjesëve të «[[Lahuta e Malcís|Lahutës së Malcisë]]».<ref name=":0" /> Sipas baxhanakut të tij [[Sejfi Vllamasi|Sejfi Vllamasit]], Korça i kishte treguar se kishte organizuar dhe shoqëruar Alqiviadh Bebin për në [[Praga|Pragë]], ku ky i fundit qëlloi me tre plumba në kokë [[Ceno bej Kryeziu|Ceno beg Kryeziun]].<ref name=":12">{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=103-105}}</ref> Arsye për të cilën u pushua nga puna dhe mezi doli nga toka jugosllave.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=433}}.</ref> Mori pjesë në [[KONARE|Konare]], prej ku u largua më 1927 pasi [[Komintern|Kominterni]] kushtëzoi dhënien e ndihmës në kthimin në komunistë të të ndihmuarve.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=421, 431}}.</ref> Pas 1927 nisi të marrë ndihma nga Italia fashiste.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=434}}.</ref>
 
Në Austri ku vijoi të jetonte si emigrant politik u dha pas përkthimit të dokumenteve të Arkivit të Shtetit austriak mbi historinë kombtare shqiptare. Pas atentatit që [[Aziz Çami|Azis Çami]] dhe [[Ndok Gjeloshi]] i bënë Zogut në Vjenë, Kortshën e përzunë nga Viena dhe shkoi me banim në Graz. Më pas Kortsha u detyrua të kalonte në Itali, ku vendoset në [[Rijeka|Fiume]].