[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 12:
Më 1920 bëhet redaktor i gazetës ''Populli'' me qendër në [[Shkodra|Shkodër]].<ref name=":0" /> Anëtar i ''Krahut Kombëtar'', ishte i vetmi kosovar dakord që korrikun e atij viti të shkarkoheshin të dy vaporat me armë të nisur nga D'Annunzio për në [[Shëngjini|Shëngjin]].<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=222}}.</ref> Prillin e 1921 u zgjodh inspektor në Komisionin Central të Federatës "Atdheu", formuar pas mbledhjes më 25-28 prill 1921 në Vlorë; më pas federata u mbyll nga qeveria [[Xhaferr bej Ypi|Ypi]].<ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2016|isbn=9789928106384|location=Tiranë|pages=20-21}}</ref> U zgjodh deputet në zgjedhjet 1921, më 1922 u zgjodh kryetar i ''Partisë Popullore.'' Po atë vit përjetoi një ''shok'' cerebral, arsye për të cilën u dërgua për kura në [[Napoli]], ku më pas u përmirësua.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=333}}.</ref>
 
Mbështeti [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjen e qershorit]], dhe për këtë arsye u arratis dhjetorin e 1924, emigracioni i tij politik zgjati deri më 1930,<ref name=":kd" /> kur u amnistua. Më 1925 si përfaqësues i Komitetit për Çlirimin e Kosovës u bë anëtar i [[KONARE|Konare]]-s.<ref>{{Harvnb|Dervishi|2016|page=47}}.</ref> U kthye dhe qëndroi në Shqipëri deri më 1935, ndërsa emri i tij doli në një raport si pjesë e [[Grupi Komunist i Tiranës|Grupit Komunist të Tiranës]] si dhe në kryengritjen e Fierit, por pa pasojë për dënim.<ref>{{Harvnb|Dervishi|2016|pages=63-64}}.</ref> Më pas shkoi në Francë deri më 1940. U kthye sërish në Shqipëri dhe regjimi i ri e burgosi në [[Porto Palermo]]<ref name=":kd" /> deri më 13 shtator 1943.
 
Më 16 shtator 1943 ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe u bë figurë qendrore e lëvizjes. U zgjodh anëtar i grupit të Komitetit Kombëtar, si dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm (KEP) i ngarkuar me Arsimin. Më 1943-1944 qe deputet në Asamblenë Kombëtare, dhe nga janari deri në qershorin e 1944 ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit me inkurajimin e kryeministrit [[Rexhep bej Mitrovica|Mitrovica]] dhe ministrit të Mbrendshëm [[Xhaferr Deva|Deva]]; u mor gjithashtu me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për krijimin e Divizionit [[SS Skënderbeu|SS Skanderbeg]].