[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 20:
 
=== Jeta e hershme ===
U lind në Janinë më [[25 mars]] 1880 pinjoll i [[Frashërllinjtë#Dulellarët|Dulellarëve]] të [[Frashëri (Përmet)|Frashërit]], i biri i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, [[Abdyl Bej Frashëri|Abdyl bej Frashërit]] dhe Ballkëzes së Ibrahim Laçit.<ref name=":0">{{Cite book|url=https://issuu.com/shefqetcakiqi/docs/frasheri_ne_historine_e_shqiperise_/106|title=Frashëri në Historinë e Shqiperisë|last=Cakiqi|first=Shefqet|publisher=|year=2014|isbn=9789994323449|location=Tiranë|pages=118, 124}}</ref> Të atin e takoi për herë të parë kur doli nga burgu i Prizrenit dhe vetë ishte pesë vjeç.<ref name=":1">{{Cite book|title=Vepra madhore e Mid'hat Frashërit, hyrje e "Mid'hat Frashëri: Vepra të zgjedhura" v. I|last=Uran|first=Butka|publisher=Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo"|year=2017|isbn=978992844142|location=Tiranë|pages=5}}</ref> Ishte nipi i poetit [[Naim Frashëri]] dhe ideologut të Rilindjes, [[Sami Frashëri|Sami Frashërit]],<ref name="Gawrych1652">{{harvnb|Gawrych|2006|p=165.}}</ref><ref name="Skendi185186">{{harvnb|Skendi|1967|pp=185–186.}}</ref> i cili pas vdekjes të të vëllait u martua me Ballkëzen dhe rriti nipat e mbesat.<ref name=":0" /> Mid'hati u rrit në [[Stambolli|Stamboll]],<ref name="albanianhistory1">{{cite web|title=Mid’hat bey Frashëri: The Epirus Question - the Martyrdom of a People|author=Robert Elsie|url=http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1942.html|accessdate=18 June 2011|deadurl=yes|archiveurl=https://web.archive.org/web/20110723010338/http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1942.html|archivedate=23 July 2011|df=}}</ref> ku familjarët e tij punonin në administratë dhe organizonin lëvizjen kombëtare.<ref name="Gawrych91" /> Mësuesit e tij të parë qenë i ati me të vëllezërit, i ati i kishte dhënë mësime historie e gjeografie, Naimi stilistikë e poetikë, Samiu i kish dhënë gramatikë.<ref name=":1" /> Më 1897 u arrestua nga autoritetet osmane sepse i gjetën një kopje të së përkohshmes ''[[Albania (revistë)|Albania]]'' të [[Faik Konica|Konicës]], u lirua me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Samiut.<ref name="Gawrych91">{{harvnb|Gawrych|2006|p=91.}}</ref>
 
Pasi la shkollimin për farmakologji, punoi në administratën osmane në Vilajetin e Selanikut nga 1905 deri më 1910.<ref name="albanianhistory1" /> Nisi të botonte të përvitshmin ''Kalendari Kombiar'', që dilte në Sofje, ku mbronte pozitat e moderuara për bashkim kombëtar, zhvillim të arsimit, edukimit dhe letërsisë shqiptare dhe kundërshtonte ndërhyrjet e huaja në çështjen shqiptare. Frashëri propagonte edhe reforma qeveritare në bashkëpunim me maqedonasit për të arritur ato synime, por ishte kundër rezistencës së armatosur.<ref name="Skendi185186" /> Lidhur me çështjen dhe gjeopolitikën shqiptare, Frashëri mbahej si anti-austrohungarez dhe anti-italian.<ref name="Skendi369">{{harvnb|Skendi|1967|p=369.}}</ref>