[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 24:
 
== Biografia ==
U lind në Tiranë më 8 mars 1939, i biri i Gabriel Meksit (1894-1958) dhe Efigjeni Haxhistasës (1912-1983), i ati ishte nga Labova dhe ishte mësues historie ndërsa e ëma nga [[Berati]].
 
Ka kryer studimet universitare në degën e ndërtimit në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetin Shtetëror të Tiranës (1955-1959). Në vitet 1960-1962 punoi në hidrocentralin e Shkopetit, ndërsa në vitet 1962 - 1987 punoi në Institutin e Monumenteve të Kulturës.<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher="55"|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=143-144}}</ref> Në vitin 1965 ka kryer specializim (6 muaj) në “Scuola di perfezionamento per lo studio e il restauro dei monumenti” pranë fakulteti të arkitekturës të Universitetit të Romës. Në vitet shkollore nga 1974 -1977 ka dhënë lëndën e Historisë së arkitekturës në Degën e ndërtimit në  UT. Ndërsa në vitin shkollor 1989-1990 ka qenë pedagog për dy lëndë (ushtrime e seminare-në semestrin e parë) në Universitetin e Marburgut. Aktiviteti kërkimor dhe ai për gjurmimin dhe restaurimin e monumenteve është pasqyruar në dhjetëra artikuj dhe monografi si autor i vetëm apo dhe si bashkautor. Mban gradat shkencore Kandidat i Shkencave (1982) dhe Doktor i shkencave (1988) si dhe titullin Profesor (1995).