[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Franz Kasulke zhvendosi faqen Medh-hebi Hanefi tek Medhhebi Hanefi
vNo edit summary
Rreshti 4:
'''Hanife''', Nu’man ibn Thabit ibn Zuta el-Kufi njihet si themeluesi i Medhhebit Hanefij. Prejardhjen e ka nga [[Persia]] është themeluasi i medhhebit Hanefij. Është lindur në vitin 80 , kurse ka vdekur në vitin 150 hixhrij. Ka jetuar në fund të dinastisë Emevite dhe në fillim të asaj Abasite. Thamë se i takon gjeneratës së tabiinëve, sepse i ka takuar disa as’habë. Dihet me siguri se e ka takuar Enes ibn Malikun dhe prej tij e transmeton hadithin e Pejgamberit a.s. që ka thënë : “Kërkimi i diturisë është obliim për çdo mysliman”.
 
Ai është imam i shkollës racionaliste në Irak. Juristi islam më i njohur i kohës së vet. Imam Shafiu duke u impresionuar me njohjen e tij të [[Fëkëh|fikhut]], ka thënë: “Njerëzit janë të varfër në fikh në krahasim me Ebu Hanifen”. Ka qenë tregtar i tekstilit në Kufe. Ka mësuar hadith dhe fikh nga dijetarët më të njohur të kohës së tij, kurse i ka kaluar 18 vjet si nxënës special te dijetari Hammad ibn Sulejman, kurse Hammadi e ka pasur mësues Ibrahim Nehiin. Ka qenë i rreptë në pranimin e hadithit. Ka pasur kriteriume të ashpra, sepse ekzistonte numër i madh gënjeshtarësh, të cilët trillonin hadithe dhe ia përshkruanin të Dërguarit Muhammedit a.s.. Shumë e ka shfrytëzuar Kijasin dhe Istihsanin. Themelet mbi të cilat e ka ndërtuar medhhebin e tij janë
 
=== [[Kur’ani]] ===