Martesa islame: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
v Goelia zhvendosi faqen Martesa islamike tek Martesa islame
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Martesa islamike''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] نكاح) ''(nikah)'' është [[martesa]] e kryer në bazë të [[Sheriati|sharia-s]]. Ajo konsiderohet nga sistematika juridike islamike si kontratë e [[E drejta civile|të drejtës civile]].
 
== Pengesat për realizimin e martesës ==
Rreshti 55:
Më 1986 doli për ndarjen ligji ''Muslim Women (Protection of Rights on Divorce) Act'', i cili përcakton edhe temën e ''[[Mahr-i|mehir-it]]'' dhe atë të sigurimit të mjeteve të jetesës.
 
I njohur u bë rasti i indianes myslimane [[Çështja Shah Bano|Shah Bano]], e cila më 1985 e paditi në gjyq të shoqin e saj të ndarë për pagesën e mjeteve për jetesë. Gjykata supreme i kishte dhënë të drejtë kërkesës së saj dhe jo duke interpretuar të drejtën islamike por duke iu referuar një ligji anglo-indian, i cili e detyronte burrin të paguajë, në mënyrë që të parandalonte që gruaja të detyrohej të përfundonte në ndihmën sociale të shtetit. Ortodoksia myslimane ''(kleri konservativ)'' protestoi kundra këtij vendimi duke ngulur këmbë me mendimin që gjykata kishte futur hundët në rregullat ligjore islamike, të cilat e përcaktonin krejt ndryshe një detyrim financiar të tillë. [[UlamaUlema]] argumentonte duke thënë se martesa është një kontratë, me prishjen e të cilës marrin fund edhe të gjitha detyrimet e burrit. Pagesa lejohet sipas tyre të bëhej vetëm për tre muaj pas ndarjes. Qeveria nën kryesinë e [[Raxhiv Gandi]]-t lejoi të zbatohej kjo pikëpamje e ''ulama''-s.
 
Ndërsa pjesë të mëdha të jurisprudencës indiane si dhe juridiksioni i parlamanteve indiane kanë pësuar modifikime ''(ndryshime)'' të konsiderueshme si pasojë e ndërhyrjes së anglezëve, e drejta familjare për myslimanët ka mbetur pothuaj e pandryshuar. Përgjegjëse për këtë është qëndresa nga ana e ''ulama''-s myslimane, e cila e sheh sharia-n si shembull për sjelljen ideale islamike dhe nuk i lejon shtetit shekullar ''(laik, jo-fetar)'' indian që të reformojë ligjet islamike.