[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
Me termin '''hadith''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] أحاديث ,حديث = ''hadīth'', shumës ''ahādīth'' = ''ḥadīṯ'', shumës ''aḥādīṯ'' = njoftim, tregim, rrëfim) cilësohen lajmet e trashëguara në [[Feja islame|fenë islame]] si me karakter profan (''laik, jofetar'') ashtu edhe fetar. Në kuptimin islamiko-fetar ky term cilëson trashëgiminë mbi [[Muhameti]]n, mbi udhëzimet e tij, veprimet e tij të denja për t'u imituar, vlerësimet e veprimeve të të tjerëve, rekomandimet dhe para së gjithash ndalimet dhe paralajmërimet moralo-fetare që nuk i përban [[kurani]]. Tërësia e gjithë kësaj trashëgimie me karakterin e saj normativ përbën ''sunna-n'' (''[[sunneti]]n'') e profetit duke qenë kështu pjesë e ligjeve fetare në fenë islame; sunna është pas kuranit burimi i dytë i jurisprudencës islamike (''[[Fëkëh|fikh]]'').
 
Si term kuranik ''hadith''-i është edhe [[Zbulesa|zbulesë]] e zotit:
Rreshti 39:
* ''sahih'' (صحيح = ṣaḥīḥ = i shëndoshë, autentik, i vërtetë);
* ''hasan'' (حسن = ḥasan = i bukur, i mirë) është trashëgimia e profetit, e cila si nga ana e përmbajtjes ashtu edhe ajo e trashëguesve pranohet në mënyrë të gjerë duke pasur kështu karakter normativ në përdorimin e ''[[Syneti|sunna]]''-s, burimin e dytë të jurisprudencës;
* ''da'if'' (ضعيف = ḍaʿīf = i dobët) është në të kundërt një trashëgimi, e cila, siç e përkufizon [[Ahmad ibn Hanbal-i]], megjithë autenticitetin (''vërtetësinë'') e saj të dyshimtë, përdoret në praktikën juridike në disa raste si ''sunna'', përpara se të shfrytëzohet [[analogjia]] (''[[kijas-i]]'') si burimi tjetër i jurisprudencës. Megjithatë kjo pikëpamje e ''Ibn Hanbal''-it me rrënjët në tradicionalizëm dhe jo në ''[[Fëkëhu|fikh]]'' nuk ka gjetur dot miratim në kritikën e hadith-it pasi një hadith „i dobët“ nuk është bazë argumentimi (''hudxha'' حجّة = ḥuǧǧa = provë; argument) në jurisprudencë.
 
Këto tre kategori kryesore të ''hadith''-eve kanë shumë nënkategori të zhvilluara dhe të përkufizuara nga shkencat islamike të hadith-it sipas kriteresh të ndryshme; më e rëndësishmja prej tyre është ''hadith mutavatir'' (حديث متواتر = ḥadīṯ mutavātir = hadith i përhapur gjerësisht, i cituar prej shumë vetësh), i cili vlen si autentik (''sahih'') duke pasur njëkohësisht origjinën tek profeti nëpërmjet disa vargjesh të besueshme trashëgimie (''isnad-esh'').
Rreshti 77:
* [[ad-Darimi]]-t (797-869)<ref>F. Sezgin: ''Geschichte des arabischen Schrifttums''. Vol. 1, f. 114-115</ref>: ''Kitab as-sunan'', e cila gjithashtu është analizuar në ''Concordance et Indices de la Tradition Musulmane''.<ref>[[Arent Jan Wensinck]]: ''Concordance et Indices de la tradition musulmane: les Six Livres, le Musnad d'Al-Darimi, le Muwatta` de Malik, le Musnad de Ahmad ibn Hanbal.'' Ribotim. Leiden 1992. ISBN 90-04-09714-7</ref>
 
Nën këto vepra të hadith-it është ajo pesëvëllimshe e At-Tirmidhi-t, e para që spikat me vërejtjet kritike të autorit mbi isnad-et dhe me përshkrimin e pikëpamjeve të rrymave juridike mbi hadith-et e veçantë (si burim i [[Fikh-uFikhu|jurisprudencës islamike]]).<ref>F. Sezgin: ''Geschichte des arabischen Schrifttums''. Vol 1, f. 154</ref>
 
Përmbledhjet e lartpërmendura quhen edhe si vepra ''musannaf'' (مصنف = muṣannaf), dmth. një renditje e hadith-eve të ndarë në kapituj sipas ''përmbajtjes''<ref>''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 7, f. 662; F. Sezgin, vol. 1, f. 55</ref>; kapituj mbi pastërtinë rituale / faljen / pelegrinazhin (''haxhin'') / martesën / ndarjen / të drejtën e kontratës dhe të blerjes etj. Tek kjo renditje orientohen jo më vonë se Malik ibn Anas-i edhe [[Fikh-uFëkëh|veprat e para juridike]] të teologjisë islamike.
 
Përmbledhjet e mëposhtme të hadith-it janë gjithashtu me rëndësi: