Principata e Gjon Kastriotit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 142:
Për herë të parë përmendet një Kastriot në vitin 1368 si kështjellar i [[Kaninë]]s. Ka studjues që shohin te ky kështjellar një paraardhës të Kastriotëve të mëvonshëm, që është dëbuar nga pronat e veta. Një mendim i tillë duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me të dhënat për Kastriotët që japin më pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me një mbiemër të dytë: Mazreku. Një variant tjetër është se ato vijnë nga zonat e [[Malësia e Madhe|Malësisë]], [[Kastrati]].
 
Sipas dy historianëve më të hershëm shqiptarë, [[Marin Barleti]]t e [[Dhimitër Frângu]]t, Kastriotët ishin nga [[Mati]] që, sipas mendimit të kohës, shtrihej deri në bregdet. Në këtë përfundim ata janë nxitur nga pozicioni gjeografik kyç i trevës së Matit, si vend-kryqëzimi i rrugëve që lidhnin krahinat e ndryshme të shtetit të Kastriotëve si në kohën e [[Gjon Kastrioti]]t, ashtu edhe në atë të Skënderbeut. Kurse periudhave më të hershme të veprimtarisë së familjes Kastrioti autorët e sipërpërmendur nuk i kanë kushtuar vëmendje, aq sa në veprat e Marin Barlecit e të [[Dhimitër Frëngu]]t nuk përmendet as emri i gjyshit të Skënderbeut. Kurse një autor tjetër arbër, bashkëkohës me dy të parët, [[Gjon Muzaka]], ka rrëfyer se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenë proniarpronar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme, Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm, rrëfim ky që mund të merret me një farë rezerve. Tregimi i mësipërm i Gjon Muzakës ka shërbyer si argument kryesor për ndonjë historian të ditëve tona që Dibrën ta konsiderojë si vendorigjinën e Kastriotëve. Po ashtu, si Marin Barleti, edhe Gjon Muzaka ka shënuar se Gjon Kastrioti ka pasur në zotërim Matin. Dhimitër Frângu ka shkruar se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin. Tre autorët e mësipërm i shkruan veprat e tyre në fillim të shek. XVI dhe larg Shqipërisë, kur jetonin si emigrantë në Itali. Më pas, në vitin 1553, një tjetër arbër, Andre Ëngjëlli, ka shkruar në Romë se paraardhësit e Gjon Kastriotit, përveç Matit, kanë zotëruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas këtij autori, Gjon Kastrioti ka qenë i biri i “Gjergj Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, të mbiquajtur Mazreku” që kishte vdekur në vitin 1390.
 
Vepra e Gjon Muzakës është më e saktë dhe më e besueshme se ajo e A. Ëngjëllit, prandaj thuajse të gjithë studiuesit e sotëm mendojnë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal.