[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 42:
 
Në vitin 1455 ushtria shqiptare rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=419}}</ref> Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme poltike në Shqipëri u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë. Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=420}}</ref> Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e [[Modrič, Struga|Modriçit]] për 30,000 aspra argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në Napoli.<ref name=Noli1947p52>{{harvnb|Noli|1947|p=52}}</ref> Më 1456 Gjergjit i lindi djalë.<ref name=Zbornik-Odsjeka>{{cite book|title=Zbornik Odsjeka za Povijesne Znanosti Zavoda za Povijesne i Društvene Znanosti Hrvatske Akademije Znanosti i Umjetnosti|url=https://books.google.com/books?id=YidpAAAAMAAJ|year=1999|publisher=HAZU|page=169|quote=...1456 rođen je princ Gjon Kastrioti, Skenderbegov sin ... Hamza ... pobjegao je kod sultana Mehmeda II 1456 godine...}}</ref> [[Hamza Kastrioti]], nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve.<ref name=Zbornik-Odsjeka/> Më 27 qershor 1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbegu dërgoi eimsarë te i biri Ferdinandi.<ref name="Frashëri2002p359">{{harvnb|Frashëri|2002|p=359}}</ref>
 
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën. <ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=450-451}}</ref> Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira shqiptare. <ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=452}}</ref>
 
Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonima, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=450-451}}</ref>
 
Në [[janar]] të vitit [[1468]] Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me [[17 janar]] [[1468]] në [[Lezha|Lezhë]]. U varros në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës. Vdekja e tij shkaktoi pikëllim të thellë në gjithë popullin shqiptar.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=393}}</ref>