[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 51:
| nënshkrimi =
}}
'''Karl Topia''' (Durrës, 1358 - Elbasan, 1388) ka qenë një fisnik arbër që sundoi në Arbëri në shekullin XIV, deri në pushtimin e parë osman të Arbërisë.
 
Më 1380 ai rindërtoi manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit, që ishte shkatërruar nga një tërmet.<ref name=":0" />
 
== Biografia ==
Karli qe i biri i [[Andrea Topia|Andreas]] të [[Tanush Topia|Tanush Topisë]], kont i [[Lumi i Matit|Matit]], dhe të bijës natyrore<ref name=":022">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=55-56}}</ref> (''una figliuola bastarda'') të mbretit të Napolit, Robertit I të Anzhuve. E bija jashtëkurore e mbretit i ishte premtuar ''bajlozit'' të Moresë, ishte dërguar për në Durrës ku u njoh me Andrean; jo shumë kohë më pas u thirrën në Napoli me shkasin për t'u pajtuar dhe t'u pranohej bashkimi, por u ekzekutuan.<ref name=":0">{{Cite journal|last=Bartl|first=Peter|date=1981|title=Thopia, Karl|url=https://www.biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=1777|journal=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|volume=4|pages=311-312|via=}}</ref> Në mbishkrimin trigjuhësh, [[Gjuha greke|greqisht]], [[Gjuha latine|latinisht]] e [[Gjuha serbe|serbisht]], të [[Manastiri i Gjon Vladimirit|manastirit të Shën Gjonit]] më 1381, Karli ka lënë të shkruar se rrjedh "prej gjakut të mbretit francez".<ref name=":1">{{Cite book|title=Serbët dhe shqiptarët|last=Shuflaj|first=Milan|publisher=Toena|year=2004|origyear=1925|isbn=99927-1-854-4|location=Tiranë|pages=163|translator=Hasan Çipuri}}</ref> Karli me të vëllanë, Gjergjin, u rritën në Krujë.<ref name=":0" />
 
Karli doli në pah më 1358 pasi korri një fitore spektakolare me arbërorët e vet në betejën e Akeloosit kundrejt despotit të Epirit, Niqefor Orsinit II; i cili donte t'i dëbonte arbërorët nga zotërimet e veta, por ra në betejë. Prej këtu e tutje iu drejtua vetes si "''Princeps Albaniae".<ref name=":0" />''
 
Pavarësisht se u mëshonte lidhjeve me Anzhuinët, kishte vendosur t'u shkëpuste atyre Durrësin prandaj e sulmoi në vitin 1362, por nuk e mori dot.<ref name=":2">{{Harvnb|Xhufi|2002|p=289}}</ref> Rreth 1365 zotërimet e tij përfshinin thuajse gjithë Shqipërinë e sotme të Jugut, e për një periudhë të shkurtër zotëroi edhe [[Janina|Janinën]].<ref name=":022" /> Më 1366 iu dha qytetaria venedikase.''<ref name=":0" />'' Më 1368 Durrësi ra në duart e tij,<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=289}}</ref> pasi bëri flotën e vet i përkrahur nga venedikasit, u njoh prej tyre "''dominus Albanie in partibus versus maritimam de Durachio''".''<ref name=":0" />'' Më pas ra sërish kaloi në duart e Anzhuinëve të Napolit.<ref name=":3" />
 
Më 1380 ai u përpoq për një aleancë me Luigjin I të Hungarisë, i cili e konfirmoi në zotërimet që kishte në Durrës dhe rrethina. Aleancë kjo që nuk përshëndetej as nga venedikasit e as nga Kuria Romane, përderisa mbreti hungarez mbështeste antipapën e Avinjonit. Duke refuzuar legjitimitetin e Karlit mbi Durrësin, Papa ndërseu kunatin e tij [[Balsha II|Balshën II]] kundër tij.<ref name=":0" />
 
Më 1383 Karl Topia e bleu atë kundrejt një shume të madhe të hollash.<ref name=":3" /> Më 1384 Balshajt ia pushtuan dhe dëbuan nga zotërimet e tij. Pas një viti, Karli së bashku me disa fisnikë të tjerë thirrën osmanët, të cilët luftuan me Balshajt në betejën e Savrës ku fituan. Pas humbjes së rivalëve dhe largimit nga Durrësi, Karli hyri prapë në Durrës.<ref name=":0" /><ref name=":3">{{Harvnb|Xhufi|2002|p=290}}</ref>
 
== Titujt ==
Sipas Shuflajt, emri i tij tingëllon anzhuinisht dhe dikton ndikimin e Anzhuve në botëkuptimin e fisnikërisë arbërore të kohës; venedikasit e quanin "''catolicus princeps Albanie",<ref>{{Cite book|title=Vëzhgime iliro-shqiptare|last=Thalloczy|first=Ludwig v.|publisher=Camaj-Pipa|year=2004|isbn=99927-56-34-9|location=Shkodër|pages=18|authorlink=Lajos Thallóczy|translator=[[Mustafa Kruja]]|origyear=1917}}</ref>'' nga serbët quhej "''župan velji"'' (zhupan i madh) dhe në letrën e [[Papa Gregori XI|Papës Gregor XI]] më 1374 quhet "''magnus comes"'' (kont i madh);<ref name=":1" /> Papa i dërgoi dy letra ku i drejtohej "''Dux Albaniae et Croatiae''" dhe i lutej që t'i kërkonte me këmbëngulje arqipeshkvit të Sardës që "më së fundi" t'i dërgonte Selisë Shenjte tributin e kishës, letër që dëshmon autoritetet edhe në viset e Shkodrës.<ref name=":022" /> Ai nuk ngurronte të vinte në dukje "lidhjet e gjakut" që kishte me Anzhuinët e Napolit, madje i shtoi stemës së Topiajve edhe simbolin anzhuin, zambakun.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=288-289}}</ref> Pavarësisht se u mëshonte lidhjeve më ta, kishte vendosur t'u shkëpuste atyre Durrësin prandaj e sulmoi në vitin 1362, por nuk e mori dot.<ref name=":2">{{Harvnb|Xhufi|2002|p=289}}</ref> Rreth 1365 zotërimet e tij përfshinin thuajse gjithë Shqipërinë e Jugut të sotme, e për një periudhë të shkurtër zotëroi edhe [[Janina|Janinën]].<ref name=":022" /> Më 1368 Durrësi ra në duart e tij,<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=289}}</ref> por sërish kaloi në duart e Anzhuinëve të Napolit. Më 1383 Karl Topia e bleu atë kundrejt një shume të madhe të hollash. Më 1384 e pushtuan Balshajt por një vit më vonë Karli hyri prapë në Durrës.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=290}}</ref>.
 
== Referencat ==