[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Perandoria Serbe: qe te mos kompleksohemi nese na del ndonje emer sllav qofte edhe nga burime sllave
Rreshti 15:
 
=== Perandoria Serbe ===
Serbët kontrollonin nga fundshekulli XII atë që sot është Shqipëria Lindore dhe Veriore. Më 1204 pasi kryqtarët perëndimorë plaçkitën Kostandinopojën, Venediku fitoi kontroll nominal në Arbëri dhe në Epir, duke futur nën zotërimet e veta edhe Durrësin. Një pinjoll i dinastisë së dëbuar bizantine, Mihal Komneni I lidhi aleanca me prijësit arbëror dhe dëboi venedikasit dhe më 1204 formësoi një principatë të pavarur, [[Despotati i Epirit|Despotatin e Epirit]] me Janinën si qendër. Më 1272 mbreti i Napolit, Karli I Anzhu zuri Durrësin dhe themeloi mbretërinë e Arbërisë. Përpjekjet e brendshme për pushtet dobësuan edhe më tej Perandorinë Bizantine në shek XIV duke i mundësuar sundimtarit më të fuqishëm serb, [[Stefan Dushani|Stefan Dushanit]] që të themelonte një perandori jetëshkurtër që përfshiu krejt Arbërinë përveç Durrësit.<ref name="Barbarian Invasions">{{cite web|author=Raymond Zickel and Walter R. Iwaskiw, editors.|year=1994|title=The Barbarian Invasions and the Middle Ages; Albania: A Country Study|url=http://countrystudies.us/albania/15.htm}}</ref>
 
E shumta e dokumenteve të ruajtur rreth parisë arbërore në vitet 1350-1470 janë shkruar në serbisht. Më pas dokumentacionet ecin krah për krah si në gjuhën sllave ashtu dhe atë greke e ato latine.''<ref>{{Cite book|title=Vëzhgime iliro-shqiptare|last=Thalloczy|first=Ludwig v.|publisher=Camaj-Pipa|year=2004|isbn=99927-56-34-9|location=Shkodër|pages=17|authorlink=Lajos Thallóczy|translator=[[Mustafa Kruja]]|origyear=1917}}</ref>''