[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
+
Udha (diskuto | kontribute)
→‎Sfondi: +Akademia
Rreshti 36:
Qeveria osmane përqendroi në Kosovë forca të mëdha ushtarake, numri i të cilave kalonte 19 mijë ushtarë dhe kalorës, ta pajisur me topa e mitralozë. Sipas shtypit të kohës numri i kryengritësve shqiptarë kishte arritur në 15 mijë.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=469}}</ref>
 
Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm. Ministri i brendshëm turk deklaroi në parlament se "kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik". Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=470}}</ref> Kuvendi vendosi vazhdimin e kryengritjes dhe miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=470-471}}</ref>
 
Qeveria turke mori masa të reja ushtarake për të penguar zgjerimin e kryengritjes ndërsa me anën e elementëve proturq ndërmori një fushatë shpifjesh kundër kryengritësve të cilët i quanin vegla të të huajve.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=471}}</ref>
 
== Shih edhe ==