Kryengritja e vitit 1912: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 43:
Në fund të majit kryengritësit shqiptarë rifilluan veprimet luftarake kundër trupave turke. Një pjesë e kryengritësve të drejtuar nga [[Isa Boletini]] sulmuan Pejën dhe asgjësuan pozicionet ushtarake por pas ardhjes së përforcimeve të reja osmane u detyruan të tërhiqeshin për mungesë municionesh. Kryengritës të Hasit, Gashit dhe Bytyçes nën drejtimin e [[Bajram Curri]]t thyen keqas 4 batalione osmane në qafë të Prushit, të cilat lanë në duart e shqiptarëve municione, armë dhe topa. Jehona e këtij suksesi i dha shtytje lëvizjes së armatosur edhe në viset tjera. Ndërkohë 4000 ushtarë osmanë rrethuan Isë Boletinin në fshatin [[Boletini|Boletin]] dhe pas 2 javë luftimesh të rrepta e detyruan të tërhiqet tok me kryengritësit e tij në drejtim të [[Novi Pazari]]t.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=472}}</ref>
 
Autoritetet osmane ushtruan terror mbi popullsinë shqiptare, megjithatë valiu i Kosovës njoftonte me telegram ministrin e Punëve të Brendshme se kjo nuk i trembte shqiptarët por i nxiste edhe më shumë.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|pp=473}}</ref> Nga ushtria osmane dezertuan shqiptarët, madje reparte të tëra, dhe u bashkuan me kryengritësit. Për t'i ndjekur të arratisurit u formuan reparte të veçanta.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=474}}</ref>
 
Kryngritja ishte përhapur edhe në viset tjera shqiptare sidomos në Shqipërinë e Veriut. Më 22 qershor malësorët e Bregut të Matës thyen forcat osmane që po shkonin prej Lezhës në Tiranë. Pas sukseseve të para kryengritja u zgjerua më shumë. Kryengritësit vendosën kontrollin mbi rrugën Tiranë-Shkodër dhe ndërprenë linjën telegrafike, kurse në Shqipërinë e Mesme, kryengritësit zhvilluan luftime me njësitë osmane në [[Tirana|Tiranë]],[[Shijaku|Shijak]] dhe Krujë. Në Dibër kryengritësit kërkuan largimin e forcave ushtarake nga vendi, hapjen e shkollave shqipe dhe kryerjen e shërbimit ushtarak në vend.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=478}}</ref>
 
== Shih edhe ==