Arbëria në Mesjetë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 1:
'''Mesjeta në Arbëri''' i referohet gjeografikisht viseve ku ditët e sotme është [[Shqipëria]] në kohërat kur i përkiste [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]] e deri në pragun e pushtimit nga [[Perandoria Osmane]]. Pasi [[Perandoria Romake]] u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit më 395, ato vise që përbëjnë sot Shqipërinë u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine.
 
Nga fundi i shekullit XII, viset veriore të Shqipërisë së sotme i përkisnin Mbretërisë mesjetare serbe që u pasua nga Perandoria Serbe, që shtiu në dorë tërësinë e territoreve të sotme shqiptare si dhe një pjesë të mirë të Ballkanit në mes të shek. XIV. Me rënien e Perandorisë Serbe në vitet 1350-1371, portet më domethënëse i zuri Republika e Venedikut dhe u formësua kështu [[Arbëria Venedikase|Arbëria Venedike]]. Pjesët e mbetura të territoreve arbërore u përnda mes prijësve vendorë, pjesa më e madhe e të cilëve qenë vasalë të Venedikut ose të Perandorisë Serbe.
 
Pas betejës së Savrës më 1385 pjesa më e madhe e prijësve vendorë u bënë vasalë osmanë. Më 1415-1417 pjesa më e madhe e Shqipërisë së sotme Jugore dhe Qendrore u përbrendësua në Perandorinë Osmane dhe në të porsaformuarin [[Sanxhaku i Arbërit|Sanxhaku Arvanid]]. Në vitet 1432-1436, prijësit e pakënaqur për humbjen e privilegjeve të tyre paraosmane organizuan një [[Kryengritja Arbërore (1432-1436)|kryengritje]] në viset jugore të Shqipërisë së sotme. Kryengritja u shtyp deri në një organizim të mëvonët nga [[Skënderbeu]] më 1443, pas mposhtjes së osmanëve në betejën e Varnës, gjatë Kryqëzatës së Varnës.
 
Më 1444 nën patronazhin venedikas, Skënderbeu si i pari i prijësve vendorë arbëror dhe zetas i bashkoi kundër Perandorisë Osmane në një aleancë jetëshkurtër që ngjati deri më 1450-51. Skënderbeu vijoi qëndresën e tij për 25 vjet deri në vdekjen e tij. Pasi territoret e tij u brendësuan në shtetin osman, vijoi ekspansioni i kësaj perandorie drejt territoreve venedikase, [[Shkodra]] iu dorëzua më 1479, [[Durrësi]] më 1501 dhe [[Ulqini]] më 1571.
 
== Historia ==