[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
U lind më 28 prill 1904 në Shkodër, i pagëzuar me emrin Mark, i biri i Pjetrit dhe Drande Boriçit.<ref>{{Cite book|title=Provinça Françeskane Shqiptare|last=Kurti|first=Donat|publisher=Botime Françeskane|year=2003|isbn=99927-789-1-1|location=Shkodër|pages=117|quote=Benedictus (P) Marcus Dema, f. Petri et Rosae Boriçi, n. Shkodrae, d. Shkodrensis 28 Apr. 1904 [...].|authorlink=Donat Kurti}}</ref> Mësimet fillore i mori në kolegjin françeskan pesëvjeçar në Shkodër. Pasi përfundoi ciklin e ulët të shkollimit, pas dëshirës u regjistrua kandidat për rregulltar i Urdhrit Françeskan. Pas përfundimit të kandidaturës, veshi zhgunin më 12 shtator 1920,<ref name=":0">{{Cite book|title=A Biographical Dictionary of Albanian History|last=RobertElsie|first=Robert|publisher=I.B. Tauris & Co. Ltd|year=2013|isbn=978-1-78076-431-3|location=London-NY|pages=100|authorlink=Robert Elsie}}</ref> kur dhe mori emrin Benedikt.<ref name=":1">{{Cite journal|last=Peçi|first=Admirina|date=26 nëntor 2006|title=Prifti që donte të botonte një fjalor në vitin e shkatërrimit të kishave: At Benedikt Dema|url=http://sq.radiovaticana.va/news/2018/03/22/më_22_mars_1971_ndërroi_jetë_at_benedikt_dema,_françeskan_e_/1368090|journal=Gazeta shqiptare|volume=3707|pages=26-27|via=}}</ref>
 
Rishtarinë e kreu në [[Rubiku|Rubik]] të [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]], pas një provë njëvjeçare kaloi “kushtet e përkohshme” në Shkodër para Provincialit P. [[Pal Dodaj]], më 13 shtator të vitit 1921, kur mori dhe titullin ''frat''. Më 1924 kreu këndimet për teologji<ref>{{Harvnb|Kurti|2003|page=61.}}</ref> në Universitetin Antonian në [[Roma|Romë]].<ref name=":1" /> Më 28 prill 1925 dha "kushtet e përjetshme"<ref name=":1" /> dhe ë 1928 u shugurua meshtar,<ref>{{Harvnb|Kurti|2003|page=65.}}</ref> më 7 prill në Romë, duke marrë kështu titullin ''Pater''. Më 24 korrik 1937 u diplomua në po të njëjtin universitet.''<ref name=":1" />''
Rreshti 8:
Prej vitit 1937 deri më 1946 kreu detyrat e udhëheqësit të gazetës “Zâni i Shna Ndout”, nënfletë e "[[Hylli i Dritës|Hyllit të Dritës]]". Më pas, drejtues dhe profesor i liceut “Illyricum”, si dhe drejtues i shtypshkronjës “Át Gjergj Fishta”. Në detyrën e profesorit të gjimnazit ai hartoi tekstet mësimore për lëndën e matematikës. Në klasat e lalta jepte gjeografinë dhe mësimin e fesë.<ref name=":1" />
 
Në vitin 1946, pas mbylljes së shkollave françeskane nga regjimi komunist, P. Benedikt Dema jetën në vazhdim e kaloi brenda dyerve të “Kuvendit Françeskan”, mes shërbimeve të meshtarisë dhe studimeve. Vite më vonë, u caktua famullitar në [[Brigjet e Hotit|Brigje të Hotit]], ku shërbeu prej vitit 1952 gjer më 1962. Periudha e fundme e shërbimit të tij si meshtar i takon famullisë së [[Bajzë]]s, dhe kjo kohë nga viti 1962 gjer në mbylljen e kishave në Shqipëri prej [[Revolucioni Kulturor|Revolucionit Kulturor]] në vitin 1967. Ndërroi jetë nga një infeksion në spitalin e Shkodrës më 22 mars 1971.<ref name=":1" /><ref name=":0" />
 
== Vepra ==
Ka qenë autor i shumë artikujve përmbajtësorë për historinë e Kishës Katolike në Shqipëri që u botuan te ''Hylli i Dritës'' me nënshkrimet ''Ben-dea'' dhe ''P.B.D''.<ref name=":1" /> U njoh si organizator i ''Simpoziumit Shkencor'' në 1 vjetorin e vdekjes së P. Gjergj Fishtës dhe përgatitës e botues i librit me kumtesa e studime.
Njihej si një pedagog rigoroz, që “nuk falte”, sa u takonte kërkesave të mësimdhënies. Kishte një shkrim të bukur e të imët, gati si punë piktori, që kontrollon çdo vizë e çdo gërmë. Shkrimi i tij, me një pasuri grafematike të jashtëzakonshme, është objekt studimi më vete për shkencën e fonologjisë, të [[fonetikë]]s, të dialektologjisë dhe të historisë së shkrimit. Nëse paleografët kanë mundësi dhe arrijnë të gjejnë tek mjeshtëria e bukurshkrimit, mjeshtëria e skribëve, një formë arti të aplikuar, ashtu mund të gjejnë neografët estetikë shkrimi në tekstin e dorëshkruar të P. Benedikt Demës. Shkrimi i tij është gjithashtu objekt studimi për psikologjinë e tekstit, objekt i psiko-kritikës, i raporteve mes emocionit dhe ekzigjencës.
 
Si leksikograf dhe enciklopedist, la në dorëshkrim një vëllim prej 1156 faqesh, pjesa e parë e ''Fjalorit të shtjelluem të gjuhës shqipe''.''<ref>{{Cite book|title=Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri|last=Ndoja|first=Leka|publisher=ISKK|year=2013|isbn=978-9928-168-12-2|pages=17|ref=harvnb|location=Tiranë}}</ref>'' Punimi i plotë u përgatit në daktiloshkrim prej tij në shtatë vëllime dhe u ruajt në [[Arkivi i Shtetit Shqiptar|Arkivin Qendror Shtetëro]]<nowiki/>r, e para në llojin e vet. Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet.<ref name=":1" /> Pas 1976, vëllimi ''Mjekí'' (Mjekësi) i këtij fjalori, hartuar bazuar edhe mbi shënimet e sivëllaut P. Luigj Bushati, u shfrytëzua nga hetues të regjimit komunist.<ref>{{Harvnb|Ndoja|2013|pages=126-127.}}</ref>
 
Më 2005 fjalori enciklopedik i Demës u botua me titullin "Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe"<ref>Duke qëmtuar në sitin e [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekës Kombëtare]] (''[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=29332&LIMIT=50 bksh.al]'') mbi me emrin kyç të këtij artikulli.</ref>.
 
Në të gjithë punën studimore të At Benedikt Demës, kryepëlqesa e tij ishte gjuha shqipe, pasuria leksikore dhe kuptimore e saj. Kjo kryepëlqesë e çoi vetvetiu tek hartimi i fjalorëve. Fatmirësisht, në vitin e ndalimit përfundimtar të faltoreve dhe mandej të shkatërrimit të tyre, ai e kishte përfunduar punën e mundimshme për hartimin e “Fjalorit enciklopedik”, përgatitur në shtatë vëllime, që ruhet në daktiloshkrim në [[Arkivi i Shtetit Shqiptar|Arkivin Qendror Shtetëro]]<nowiki/>r. Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet, duke bashkuar qëllimin për një enciklopedi shqiptare, që ende mungonte, me nevojën për fjalorë të terminologjisë sipas fushave, që gjithashtu ishin në kërkim. Në “Hyllin e Dritës” ai ka botuar më tepër se 50 artikuj e studime shkencore dhe publicistike, duke përdorur si nënshkrime dhe pseudonimet: ''Ben-dea'' dhe ''P.B.D''. “Fjalori i shqipes”, krahas me “Fjalorin enciklopedik”, janë dy prej veprave më të rëndësishme filologjike të At Benedikt Demës<ref>Hoti G.K., ''[http://www.albanovaonline.info/index.php?option=com_content&task=view&id=907&Itemid=62 A ka rilindas populli shqiptar?], ''albanovaonline.info 25 tetor 2011.'' ''</ref>. Më 2005 botohet "Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe"<ref>Duke qëmtuar në sitin e [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekës Kombëtare]] (''[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=29332&LIMIT=50 bksh.al]'') mbi me emrin kyç të këtij artikulli.</ref>. Është autor i mbi pesëdhjetë punimeve mbi historinë, gjuhën, etnologjinë dhe historisë së fesë në Shqipëri.
 
== Punime ==