[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
 
== Prejardhja ==
Paraardhësit e KutelitPaskos, [[Vllehët|vllehë]]<ref name=":9">{{Cite journal|last=Alma Mile|first=Ferdinand Dervishi|date=25 prill 2010|title=Mitrush Kuteli, zbulohet dënimi absurd: ka qenë nazist në Rumani: [pjesë nga biseda e shkrimtarit me hetuesin një vit pas arrestimit]|url=https://www.forumishqiptar.com/threads/31486-Mitrush-Kuteli-Dhimitër-Pasko/page3|journal=Panorama|volume=2705|pages=24-25|via=}}</ref> rrjedhin nga [[Narta|Arta]] e [[Çamëria|Çamërisë]], shpërngulur për shkak të mizorive të [[Ali Pashë Tepelena|Ali pashë Tepelenës]], u vendosën në [[Mokra|Mokër]] e pastaj në Pogradec. Mbiemri ''Pasko'' ngelet prej emrit të gjyshit, Pasko Kutelit, mbiemër të cilin e mbajti degëzimi i familjes që qëndroi në Pogradec. Një degëzim tjetër që shkoi në Durrës mban mbiemrin ''Ikonomi.''
 
== Biografia ==
Dhimitri u lind më 13 shtator 1907, djali i vetëm i Pandit dhe Poles,<ref name=":9" /> mes motrave Agllaia e Liria. I ati ishte rrobaqepës, që kish jetuar në Rumani për 24 vite, duke punuar si murator e bojaxhi. Kishte miqësi me veprimtarët e [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]] si [[Dervish Hima]], [[Mihal Grameno]], Menduh bej Zavalani, Telemak Gërmenji, etj. Pas shpalljes së Hyrrijetit më 1908, hapi të parën librari shqipe në Pogradec, gjë për të cilën u përndoq më pas nga autoritetet e regjimit [[Xhonturqit|xhonturk]].
 
Shkollën fillore e kreu në Pogradec më 1919, pas dy viteve shkoi në [[Selaniku|Selanik]] me anë të një burse për shkollën tregtare rumune. Organizoi shoqërinë e nxënësve shqiptarë të Selanikut të quajtur "Kostandin Kristoforidhi". Më 1928 shkoi në Bukuresht ku vijoi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëherësh edhe si llogaritar. Ndiqte kurse letërsie, kritike, folklori në fakultetet e tjera dhe dinte shkrim e këndim në greqisht e latinisht, [[Gjuha frënge|frëngjisht]], [[Gjuha rumune|rumanisht]] dhe [[Gjuha italiane|italisht]]. Qe sekretar dhe më 1931-'34 kryetar i shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë,<ref name=":5">{{Harvnb|Hamiti|2013|pages=443-444}}.</ref> ndërkohë më 1928-'33 drejtoi gazetën ''Shqipëria e Re'' që botohej në [[Konstanca|Konstancë]], ku çeli rubrikën ''Shënime Letrare''. Më 1931 u diplomua dhe në shkurt të 1934 mori doktoratën në shkencat bankare e monetare me vlerësimin "Diplomam Magnam cum Laudæ". Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur pas më se gjashtëdhjetë vjetësh:<ref>"Flaka", 12.07.1995, f.10.</ref>