[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Ja Echtiram zhvendosi faqen Muhammed Ibn Hasan tek Muhammed esh-Shejbaniu
vNo edit summary
Rreshti 1:
Dijetari'''Muhammed esh-Shejbaniu''' - dijetari i njohur [[Medh-hebi Hanefi]] dhe nxënësi i Imam [[Ebu Hanife]]s
 
== Hyrje ==
Çfarëdo çasjeje që do t’i bëhej historisë të së drejtës islame, dhe vetë të drejtës islame, emri i Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniut është i pashmangshëm. Kjo veçanerisht vlenë për studimet rreth shkollës juridike [[Medhhebi Hanefi|hanefite]], por edhe të shkollave tjera, si për shembull, të shkollës shafiite, malikite e hanbelite.
 
Për më tepër, kur emri i muhammedMuhammed ibn Hasanit hyn në analet e së drejtës botërore si themelues i së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, nëse emri i tij ka depërtuar qysh para gjysmë shekulli në Evropë, kjo nuk ka ndodhur edhe tek ne në trojet shqipare. Ndonëse pasojmë shkollën juridike hanefite në trojet shqiptare, thuajse ende nuk kemi asgjë të shkruar për viganët e kësaj shkolle, një ndër të cilët është edhe muhammedi, e mos të flasim për studime të segmenteve të caktuara apo monografike, përkatësisht për përkthime të veprave të tij në mënyrë kritike. Prandaj, lëshimi që është bërë në të kaluarën, nuk guxon të përsëritet. Neve na obligon, ndër të tjera, edhe ekzistimi i disa medreseve dhe fakultetit islam në Prishtinë e Shkup dhe nevoja gjithnjë e më e theksuar e besimtarëve te ne e më gjërë për sheriatin islam. Kurse asnjë studim serioz nuk do të mundë të përfundohej me sukses e të mos konsultohet imam muhammedi.[1]
 
Çfarëdo çasjeje që do t’i bëhej historisë të së drejtës islame, dhe vetë të drejtës islame, emri i Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniut është i pashmangshëm. Kjo veçanerisht vlenë për studimet rreth shkollës juridike hanefite, por edhe të shkollave tjera, si për shembull, të shkollës shafiite, malikite e hanbelite.
 
 
Për më tepër, kur emri i muhammed ibn Hasanit hyn në analet e së drejtës botërore si themelues i së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, nëse emri i tij ka depërtuar qysh para gjysmë shekulli në Evropë, kjo nuk ka ndodhur edhe tek ne në trojet shqipare. Ndonëse pasojmë shkollën juridike hanefite në trojet shqiptare, thuajse ende nuk kemi asgjë të shkruar për viganët e kësaj shkolle, një ndër të cilët është edhe muhammedi, e mos të flasim për studime të segmenteve të caktuara apo monografike, përkatësisht për përkthime të veprave të tij në mënyrë kritike. Prandaj, lëshimi që është bërë në të kaluarën, nuk guxon të përsëritet. Neve na obligon, ndër të tjera, edhe ekzistimi i disa medreseve dhe fakultetit islam në Prishtinë e Shkup dhe nevoja gjithnjë e më e theksuar e besimtarëve te ne e më gjërë për sheriatin islam. Kurse asnjë studim serioz nuk do të mundë të përfundohej me sukses e të mos konsultohet imam muhammedi.[1]
 
Synimet tona me këtë punim janë modeste dhe pretendojnë të ofrojnë një pasqyrë reale të jetës dhe të veprave të tij dhe ca karakteristika më të theksuara shkencore brenda shkollës hanefite dhe përgjithësisht të së drejtës islame, të cilat muhammed ibn Hasanin e vendosën në pijedestalin më të lartë të shkencëtarëve islam. Me këtë dëshirojmë të hapim shtigje për hulumtime më të specializuara.
 
 
 
== Jeta dhe veprimtaria ==
 
 
muhammedi[2] (emri i tij i plotë është muhammed ibn Hasan ibn Ferdek esh-Shejbaniu) lindi në vitin 132 hixhrij / 748 gregorian, në qytetin Vasit. Kjo kohë karakterizohet me një zhvillim të hovshëm të shtetit islam të udhëhequr nga abasitët në shumë fusha jetësore, që përcillej me trazira e konflikte politike, sektare, kulturoro-shkencore e të tjera. Babai i tij Hasani ishte ushtarak. Familja e tij mbanin prejardhjen prej një fshati në paralagjen e Damaskut, të quajtur Hursta.
 
Line 43 ⟶ 36:
 
Imam muhammedi vdiq relativisht i ri, në moshën e pjekurisë intelektuale e shkencore, si pesëdhjetë e tetë vjeçar; tridhjet e nëntë vjet pas ebu Hanifes dhe vetëm shtatë vjet pas ebu Jusufit, në vitin 189 hixhrij / 804 gregorian, në qytetin Rej, deri sa ishte në një shetitje me halifin Harunur Rrashidin. Allahu deshi që atë ditë të vdesë edhe Imam Kesaiu, kurse halifi Harunur Rrashidi, i emocionuar e nga pikellimi i thellë përkitazi me këtë ndodhi deklaroi: “Sot u varrosën së bashku fikhu dhe gjuha”.[15]
 
 
 
== Pasqyrë e veprave ==
 
 
Shpirti letrar shkencor i shkollës hanefite dhe përgjithësisht shkrimtari më i aftë që me veprat e veta të shumta krijoi, kompiloi dhe kodifikoi të drejtën e sheriatit është muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu.[16]
Shkroi shumë dhe nga fusha të ndryshme. Veprat e tij dëftojnë në tendencën në rritje kah hadithi dhe varshmërinë më të theksuar në këtë pikëpamje.
Line 67 ⟶ 56:
 
Po ajo që u konstatua rreth veprave të Imam ebu Jusufit mund të konstatohet edhe rreth veprave të Imam muhammedit. Ndonëse me të drejtë konsiderohet si krijimtar e sistematizues më i madh i shkollës hanefite, pa veprat e të cilit jo vetëm shkolla hanefite, por edhe e drejta islame dhe ajo botërore do të mbetëshin shumë më të varfëra e mbrapa, megjithatë veprat e tij, lëre te ne, por as në shtetet islame, me dhjetra e dhjetra universitete fetare, akademi, institute e kështu me radhë, nuk kanë gjetur vend meritor, që të jenë objekt studimi nga studiusit më kompetent dhe institucionet më kompetente. Përmbledhja e tyre në një vend, përkthimi i tyre në gjuhë botërore dhe studimi objektiv do t’i ofronte botës margaritarë të papashëm deri sot, kurse e drejta islame do të ngritej në nivel të lartë të interesimit teorik e praktik.
 
 
== Veçoritë shkencore ==
 
 
Epiteti se muhammed ibn Hasani është shpirti letrar i hanefitve, shkrimtari më i madh dhe sistematizuesi më i suksesshëm i mendimit juridik hanefit dhe tërë trashëgimia e shkruar nga ai na obligon që së paku shkurtimisht ta hulumtojmë personalitetin dhe veprën e tij, raportet e tij brenda shkollës, qëndrimin e tij ndaj burimeve juridike e të tjera, e në bazë të rezultateve të shkrimtarëve islamë dhe vrojtimeve tona vetjake. Këto veçori shkurtimisht mund të përmblidhen si vijon:
 
Line 99 ⟶ 85:
 
Të gjitha këto flasin se Imam muhammed ibn Hasani me punën e tij mjeshtërore në shkencat juridike e të tjera ka shpërthyer kufijt kohor prej 12 shekujve, kufijt hapësinor ndërmjet kontinenteve dhe kufijt religjioz ndërmjet religjioneve, me çka është bërë njeri i botës.
 
 
 
== Përmbyllje ==
 
 
muhammed ibn Hasan Esh-Shejbaniu është personaliteti i tretë në hierarkinë e shkollës (medhhebit) juridike hanefite dhe një ndër dijetarët më të mëdhenj në të drejtën islame. Që në rini të hershme me talentin që posedonte u dallua, kurse në decenien e dytë të jetës së vet ishte i dalluar në Kur’an, Hadith, letërsi, gjuhë, dhe në shkencat juridike. Pasi që materialisht qëndronte mirë, nuk ishte i interesuar për poste zyrtare. Gëzonte autoritet të madh si në masë ashtu edhe në mesin e dijetarëve dhe të hilafetit. Puna e tij me përkushtim, sidomos në lëminë e së drejtës islame, Imam muhammedin e ngriti në nivelin më të lartë. Ndonëse më tradicionalist se ebu Jusufi, e shumë më tepër se ebu Hanifeja, megjithatë i kultivoi dhe i zgjeroi parimet thelbësore të shkollës hanefite. Me të drejtë konsiderohet shpirti letrar dhe shkrimtar e sistematizues më i madh i shkollës hanefite. Veprat e tij edhe sot paraqesin bazament të së drejtës islame. Mirëpo, vepra e tërësishme e tij, pos paraqitjeve fragmentare, ka mbetur e panjohur për rrethin më të gjërë të shkencëtarëve, dhe si e tillë, e pa eksploatuar për nevojat aktuale. Do të ishte e rrugës që edhe institucionet dhe individët kompetentë tek ne të japin kontributin e vet duke organizuar ndonjë simpozium ndërkombëtar rreth të drejtës islame, e që ndër temat orientuese do të ishte edhe Imam muhammedi. Gëzon fakti se edhe françezët, edhe gjermanët formuan shoqata ndërkombëtare me emrin “Shejbaniu” , që flet mjaft, se ne, këtë punë duhet ta marrim me seriozitetin më të madh. Dobitë do të jenë edhe teorike edhe praktike.
 
== Shih edhe ==
 
* [[Ebu Hanife]]
* [[Imam Ebu Jusuf]]
 
== Burimi i të dhënave ==
 
 
[1] Imamët tonë (të vjetër e të rinj), në ligjerimet e tyre, me të madhe, krahas emrit të Imam ebu Hanifes, përmendin Imam ebu Jusufin dhe Imam muhammedin.
 
Line 180 ⟶ 162:
[33] M. Haziri, op. cit. fq. 20
 
[[Kategoria:Dijetarë myslimanë]]
 
 
== Shih edhe ==
 
[[Ebu Hanife]]
 
[[Imam Ebu Jusuf]]