[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 21:
* Fëmija vjen vonë nga shkolla.
* Fëmija ka dëme materiale si çanta.
 
 
Bullizmi mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë, prezenca apo jo e një mësuesi, prindi apo psikologu shkollor nuk eliminon mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, por patjetër që mund të ndihmojë në uljen e numrit të rasteve që ndodhin çdo ditë në shkollat tona.
 
 
Ndër faktorët riskues që të bëjnë të jesh pre e këtij fenomeni mund të përmendim:
 
* të qenurit i izoluar socialisht apo edhe thjesht një tip që preferon të qëndrosh vetëm;
* të qenurit me aftësi të veçanta;
* nëse shihesh si një tip që nuk mund të vetëmbrohet gjithashtu ka më shumë mundësi të biesh pre e bullizmit;
* për të mos harruar nxënësit me vetëbesim të ulët;
* ata të cilët kanë më pak shokë, etj.
 
 
 
Ndërsa mes faktorëve që mund të të bëjnë një bullizues renditen:
 
* Të qenurit një person i cili shqetësohet për popullaritetin e tij në grup dhe pëlqen të dominojë duke qenë një udhëheqës apo drejtues grupi (sidomos vihen re kur nuk zgjidhen nga bashkëmoshatarët por vetëzgjidhen dhe rregullat vendosen nga vetë ata).
* Gjithashtu persona të cilët nuk mund të identifikojnë apo të identifikohen me ndjenjat apo emocionet e të tjerëve, janë lehtësisht agresiv dhe bien po lehtësisht nën presionin e bashkëmoshatarëve, mund të kthehen në bullizues për të ruajtur imazhin e tyre.
* Nuk përjashtohen nga ky grup, nxënës të cilët përveç sjelljeve agresive, mund të kenë probleme të ndryshme në familje, përfshirje të ulët të prindërve në edukimin e fëmijës apo mbarëvajtje në shkollë, etj.
* Gjithashtu vlen të përmendet se riskohen të përfshihen në grupin e bullizuesve edhe ata fëmijë të cilët kanë mendime negative për të tjerët, kanë vështirësi në ndjekjen e rregullave apo udhëzimeve apo kanë shokë të cilët bullizojnë.
 
 
 
'''Si mund ta parandalojmë bullizmin?'''
 
* Normalisht që prindërit, stafi i shkollës si mësuesit apo psikologu/ia apo kujdestarë të fëmijëve mund të bëjnë shumë për këtë gjë.
* Pikë së pari, duhet të dimë se si t’ju flasim fëmijëve për bullizmin, të sigurohemi që ata e kanë kuptuar çdo të thotë bullizëm dhe të kuptojnë se në asnjë moment nuk duhet ta pranojnë atë.
* Nëse duam të ndihmojmë fëmijët, atëherë duhet të përpiqemi të jemi edhe shokët e tyre, të tregojmë interes për jetën e tyre shkollore, aktivitetet e përditshme, shokët, ecurinë e çdo dite apo edhe shqetësimet e tyre.
* Të inkurajojmë fëmijët të bëjnë atë çfarë ju pëlqen është diçka që prindërit dhe mësuesit po e harrojnë shpesh, duke u kthyer në një garë prindërish e mësuesish, fëmijët janë ata që nuk zgjedhin thuajse asnjëherë çfarë realisht pëlqejnë e më pas ndeshen me reagimet e pritshmërive të tyre nëse nuk janë aty ku duhet!
* Po sikur të mund t’ju modelojmë fëmijëve se si mund të trajtojnë të tjerët me mirësjellje dhe respekt, dihet tashmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin.
 
[[Kategoria:Psikologji pedagogjike]]