[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 13:
Roli i mësuesit është të ndihmojë nxënësit të konkretizojnë konceptet që mësojnë në lëndët shkollore nëpërmjet prezantimeve dhe shpjegimeve në klasë.<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.portalishkollor.al/news/cili-eshte-roli-i-mesuesit|title=Cili është roli i mësuesit}}</ref> Gjithashtu mësuesit duhet të përgatisin mësimet, testimet, të takohen me prindërit e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me stafin e shkollës.<ref name=":0" /> Të jesh mësues nuk do të thotë vetëm të shpjegosh, mësuesit e sotëm kryejnë disa role njëkohësisht; ata mbajnë rolin e një prindi të dytë, mbajnë qetësi në klasë, janë modeli i nxënësve kur të rriten, janë udhëheqës të nxënësve dhe shumë të tjera.<ref name=":0" /> Rolet e mësuesve sot janë shumë ndryshe nga ç'kanë qenë, sepse në botën e sotme, roli i një mësuesi është i shumëanshëm.<ref name=":1">{{Cite web|url=http://www.portalishkollor.al/argetim/roli-i-mesusit-funksionet-dhe-detyrat|title=Roli i mësuesit,funksionet dhe detyrat}}</ref> Detyra e tyre është të këshillojë nxënësit, t'i ndihmojë ata të mësojnë se si të përdorin njohuritë e tyre dhe ta integrojnë atë në jetën e tyre, në mënyrë që ata të bëhen anëtarë të vlefshëm të shoqërisë.<ref name=":1" /> Mësimdhënësit inkurajohen që t'i përshtasin metodat për secilin nxënës, sepse ata janë të ndryshëm dhe është e nevojshme t’i qasesh në mënyra të ndryshme, profesioni modern i mësimdhënies është gjithashtu rreth marrjes së roleve më të gjera për promovimin e arsimit.<ref name=":1" />
 
<ref>{{Cite book|title=Koncepte themelore per ta kuptuar kurrikulumin|last=|first=|publisher=Routledge|year=2009|isbn=978-9928-133-04-5|location=New York|pages=}}</ref>Mësuesit janë pjesë e te gjitha aspekteve komplekse që lidhen me mësimdhënien e përditshme, si dhe janë përgjegjës për një shumllojshmëri vendimesh në klasë dhe në orën e mësimit. Ata përpiqen të krijojnë rregull dhe stabilitet në mjedise potencialisht kaotike. Guglielmi dhe Tatroë (1998) vënë në dukje trysnitë dhe ngarkesën e madhe që kanë mësuesit në punën e tyre të përditshme.
 
== Kualifikimi i mësuesit ==