Pallati i ëndrrave: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 31:
Për shkak të aluzioneve të hapura kundër regjimit komunist, në mars 1982 u thirr në mënyrë urgjente një plenum i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë si [[Ramiz Alia]] dhe [[Nexhmije Hoxha]]. Aty romani "Pallati i ëndrrave" u dënua ashpërsisht, kurse Kadare u akuzua se në roman kishte futur aluzione kundër regjimit komunist në Shqipëri, duke i thënë që ishin në dijeni se Pallati i Ëndrrave ishte në fakt Komiteti Qendror i PPSH-së.<ref>{{cite web |url=http://www.panorama.com.al/rrefimi-ndryshe-i-sali-berishes-a-ka-qene-mjek-personal-i-kapos-pse-u-arrestua-fatos-nano344/ |title=Berisha e pranon për herë të parë: hapëm depot e armëve më '97, ja pse|date=23 mars 2017 |website=Panorama Online |access-date=September 13, 2017}}</ref> Pos tjerash, autori u akuzua se kishte bërë sulme të fshehta ndaj sistemit socialist dhe izolimit të Shqipërisë. Si rrjedhojë romani u ndalua. Prej një arrestimi të mundshëm autori shpëtoi falë njohjes ndërkombëtare<ref name="Joachim Röhm" />.
Shtypi botëror reagoi ndaj dënimit të romanit; në Perëndim pati edhe protesta për të mbrojtur autorin.<ref name="Fayé">{{cite book |last=Fayé|first=Éric|editor-last=Kadaré|editor-first=Ismail |title=œuvres completes: tome 1|publisher=Editions Fayard |date=1993|pages=25-26}}</ref> Në vitin 2019 u publikuan për herë të parë materiale sekrete mbi bisedat e [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]] me ministrin e brendshëm [[Kadri Hazbiu]] në vitin 1982:<ref>{{cite web |url=https://tvklan.al/biseda-mes-kadri-hazbiut-dhe-enver-hoxhes-per-kadarene/|title=Biseda mes Kadri Hazbiut dhe Enver Hoxhës për Kadarenë|date=2 maj 2019 |website=Klan |access-date=8 tetor 2019}}</ref> <blockquote>'''Kadri Hazbiu:''' [...]E dyta, kam frikë se francezët mund të kenë pasur si ndërlidhës dhe me Ismail Kadarenë.
'''Enver Hoxha:''' Cilin? Ismail Kadarenë?
Rreshti 37:
'''Kadri Hazbiu:''' Po, po, Ismail Kadarenë. Nuk e di nëse ju ka rënë juve në sy që shtypu francez tani…
'''Enver Hoxha:''' Jo vetëm që më ka rënë në sy, po e pe ç’ka bërë tjetër shtypi francez? Libraria që ndodhet përpara ambasadës sonë në Paris një vitrinë të tërë ia ka kushtuar Ismail Kadaresë. Atje pyetën ambasadorin tonë se çfarë kritike i keni bërë ju Ismail Kadaresë në lidhjen e Shkrimtarëve? Megjithatë unë mendoj se Ismail Kadareja s’është nevoja t’i bëjë këtu, në Shqipëri, takimet me francezët, se kushedi sa herë ka shkuar ai në Paris, ku është takuar me Fajarin e me të tjerë.
== Shih edhe ==
|