[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 21:
 
== Historia e Krishtërimit në Shqipëri ==
Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e [[Evropa|Evropës]] që u has më hershëm me krishtërimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dihet se përgjatë bregut ilir ka pasur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi (parathà) ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë [[Shën Pali]] i cili shprehet, "Nga [[Jeruzalemi]] e rrethinat deri në [[IliriaIlirikumi|Iliri]] plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Edhe apostulli [[Shën Andrea]] besohet se ka predikuar në [[Epiri|Epir]]. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e [[Durrësi]]t në vitin 58 e. r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishterimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. [[Peshkopi|Peshkopët]] e krishterë nga [[Dardania]] dhe [[Maqedonia]] Salutare, d.m.th zyrtaret e lartë nga [[Shqipëria]] lindore dhe [[Kosova]] e sotme, dihet se kanë marrë pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në Nikeja në vitin 325 të erës së re nga [[Konstandini i Madh|Perandori Konstandin]] (sundoi në 307-337 e. r.) qëllimi i të cilit mes të tjerash ishte të pengonte ngritjen e [[Arianizmi]]t brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344 e. r.). Gjysmë shekulli më vonë, në 395, Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]] të Lindjes dhe asaj të Perëndimit, pasi gjendej që në krye të herës në kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes bizantine dhe Perëndimit italian. Ajo mori dhe përfitoi nga të dyja kulturat, por njëkohësisht e pësoi keqas në shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave të perandorisë. Hë për hë, pak të dhëna ka mbi Kishën e Krishterë të hershme në Shqipëri, ngaqë strukturat kishtare u fshinë me pushtimin dhe ngulimet sllave të Shqipërisë aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjetën e hershme "Dark Ages" (Kohët e Errëta), e përshkuan më së miri errësirën e plotë të Shqipërisë së asaj kohe.
 
Në monografinë e tij ''[[Geografia Ecclesiastica dell'Albania]]'', botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh [[Fulvio Cordignano]] (1887-1951) renditi në një listë rreth 275 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri aty nga mesi i dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe mesi i të shtatëmbëdhjetit. Këto kisha ishin emërtuar sipas një radhe shenjtorësh të krishterë, mbi dyzet në tërësi, por po të vërehet me më kujdes lista, shihet se më se gjysma e kishave të asaj periudhe mbante emrat e vetëm katër shenjtorëve: [[Mëria|Shën Mëria]], [[Shën Kolli]], [[Shën e Premte|Shën e Premtja]]<nowiki/>dhe [[Shën Gjergji]].