Fazat e detit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 17:
'''cicat dhe zbatica''' nënkupton dy ngritjet dhe dy uljet e nivelit të ujrave të oqeaneve gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet ''baticë'', kurse e uljes ''zbaticë''. Këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botërorë quhen me një emër të përbashkët ''fazat e detit''.
 
Shkaktari kryesor i formimit të fazave të detit është forca tërheqëse e [[Hëna|Hënës]] dhe e [[Dielli]]t. Për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është me i vogël se ai i Hënës. Baticat formohen në anën në të cilën kulminon Hëna dhe në anën kundruall Tokës, si pasojë e veprimittëveprimit të forcës centrifugale, e cila formohet gjatë rrotullimeve në sistemin Tokë-Hënë rreth boshtit të përbashkët rrotullues, ndërsa në anët perpendikulare të saj formohen baticat.
 
Hëna bënë rrugë eliptike rreth [[Toka|Tokës]]. Pozita më e afërt ndaj Tokës quhet ''perigea'', kurse më e largët ''epogea''. Gjatë rrotullimit të Hënës rreth Tokës, që kryhet për 27 1/3 ditë (muaji i Hënës). Hëna ndërron pozitën e vet mbi horizont prej rrethit tropik të veriut (23 shkallë të gj.gj. veriore) deri në rrethin tropik te jugut (23 shkallë gj.gj. jugore). si pasojë e këtyre faktorëve të jashtëm (forcës së baticës dhe zbaticës, si dhe atyre në vetë masën e ujit për shkak të fërkimit në mes shtresave të ujit dhe me brigjet e fundin) shkaktohen ndryshime në fazat e detit, në kohë dhe hapsirë.