[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 48:
Edhe Kisha e Zojes në Shkodër ka qenë gjithmonë shumë e përnderuar nga katolikët shqiptarë të veriut. Në prill 1946, një vit pas marrjes se pushtetit nga komunistët, mbi dy mijë vetë morën pjesë ne shtegtimin tek ajo. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, kisha u mbyll dhe u shndërrua në salle vallëzimi dhe ne vitin 1967, gjatë fushatës komuniste kundër fesë, kisha u rrafshua përtokë.''
 
== Historia e shenjtorëve ne Shqipëri ==
Historia e shenjtërve në Shqipëri fillon me një numër martiresh të hershëm të krishtere,të cilët vepronin brenda vendit apo që kishin ndonjë farë lidhjeje me të. Këta shenjtër, sidoqoftë, nuk ishin shqiptarë në kuptimin etnik të fjalës. I pari i tyre ishte [[Shën Asti]] (Άστιος/Astius), peshkop i Durrësit në kohën e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 pas Krishtit/e.r.). Gjatë kësaj kohë, shumë të krishterë u arratisen në Shqipëri për t'i shpëtuar përndjekjes në Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtatë martire të shenjtë: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, të cilët, me të mbërritur u arrestuan, u hodhën në zinxhirë dhe më pas u mbytën në Detin Adriatik. Vetë Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durrësit, Agrikola, rreth vitit 98 pas Krishtit (e.r.). dhe u torturua për vdekje, siç duket ngaqë nuk pranoi të adhuronte Perëndinë Dionis. Dita e festës së tij është 6 korriku.