Lakuriqi i natës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni Android
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni Android
Rreshti 18:
Kockat e gishtave të lakuriqeve të natës janë shumë më elastike se ato të gjitarëve të tjerë. Një arsye është se kërci në gishtat e tyre nuk ka kalcium dhe minerale të tjera afër majës, duke rritur aftësinë e përkulshmërisë së tyre. Pjesa e kryqëzuar e kockave të gishtave të tyre është e rrafshet krahasuar me atë të njeriut dhe është shumë më elastikë. Lëkura në membranat e tyre të krahëve ka më shumë elasticitet kështu që mund të zgjatet më shumë se tek gjitarët e tjerë.
 
Krahët e lakuriqeve të natës janë shumë më të hollë se ato të shpendëve, kështu që lakuriqet e natës mund të manovrojnë më shpejt dhe me më saktësi sesa zogjtë. Janë gjithashtu delikate dhe kanë një shkëlqim të lehtë. Megjithatë indet e membranës të lakuriqit të natës është në gjendje të ripërtërihet, në mënyre të tillë që vrimëzat e vogla mund të shërohen shpejt. [[Sipërfaqja]] e krahëve të tyre është e pajisur me receptorët e ndjeshmërisë në formën e gungave të vogla të quajtura qelizat Merkel, të cilat gjenden në shumicën e gjitarëve përfshire edhe njeriun, në mënyre të ngjashme gjendet në maje të gishtave tanë. Zonat e ndjeshmërisë janë në [[sipërfaqja|sipërfaqe]] të ndryshme të trupit të lakuriqit të natës ashtu si çdo gunge ka një fije të imët në qendër, për ta bërë atë edhe më të ndjeshme dhe duke lejuar lakuiqin e natës për të zbuluar dhe për të mbledhur informacion për rrymën e ajrit mbi krahët e tij, duke siguruar reagimin e lakuriqit të natës për të ndryshuar formën e krahut për të fluturuar më mirë. Disa lakuriqe si lakuriqi i vogël ngjyre kafe mund ta përdorin këtë shkathtësi. Lakuriqe të tjerë si dhelpra fluturuese përdorin membranën e krahëve të tyre për të kapur prenë. Kjo qelize receptorë është e ndjeshme ndaj zgjatjes së membranës. Këto qeliza janë të përqendruara ne zonat e membranës ku insektet prekin në krahë kur lakuriqet e natës i kapin ato.
 
== Të tjera ==