[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 21:
 
== Prejardhja ==
 
Teza e vijimësisë Shumer – Pellasg – Ilir/Epirot – Arbër – Shqiptar është një përpjekje për t’i dhënë një nxitje të re, një mundësi më shumë, një fushë hulumtimi të pashkelur më parë, një thellësi dhe një zgjerim shtrati të lumit apo lumenjve të informacionit për Lashtësinë dhe Parësinë e Pellazgëve të Ditur, dhe pikërisht e ndoshta vetëm për këtë arsye, Hyjnorë. Sipas historianëve të lashtë Pellazgët ishin e para popullsi e përmendur me emër në Ballkan dhe Europë. Dhe s’mund të ishte ndryshe kur, sipas T.Selenicës (Shqipëria 1927), “ata, kur erdhën këtu, e gjetën popullsinë vendase, në nivelin jetesës në shpella” dhe sollën me vete një kulturë jetese e organizim, teogoni/kozmogoninë apo Astronominë e Dheut të Lashtë, dituritë bujqësore e blegtorale, artin e bujkut dhe bariut prej Tokës së Begatë, që sipas Zitçinit (Planeti i 12-të) ishin rreth 2.000 vjet më të përparuara se ato që gjetën në Europë.
 
Një kulturë jetese meriton të quhet qytetërim kur arrin tek shkrimi, ky përbën cilësinë themelore të qytetërimit. Në kushtet e lashtësisë, thuhet se ata që dinin të shkruanin e lexonin përbënin veç 1% të popullsisë dhe për këtë arsye shiheshin si perëndi, si zota, si “Hyjnorë” nga masa e popullit. Kështu ndodhi me Pellazgët që sollën Dije në Europë, e po ashtu edhe me Thot-in në Egjypt (në të dy rastet, origjina më e mundshme e tyre është Shumeri).
 
Një nga përparësitë e rëndësishme të tezës së mësipërme mbi prejardhjen e Pellazgëve Hyjnorë është se ajo nuk ka asnjë kundërshti me opinionin shkencor, të pranuar gjerësisht sot, rreth origjinës Shumere të shtet-qytetërimit perëndimor, kulturë që pati sjellë edhe nevojën për të shënuar e shkruar, dhe më në fund Shpikjen e Shkrimit mbi 5.000 vjet më parë, në Shumer, në Dheun e Lashtë. (Gjuha e Dukshme – G.Stein, Chicago-University). Figurat paraqesin pllaka balte me shkrimin kunjiform, lart pllakë Shumere ku vihet re shenja e Zotit – ylli 8-cepësh (i pranishëm edhe në emblemën e Skënderbeut), shenja “Lum” që përkon me “lumë” në shqip, e që ende sot i përngjan shenjës rrugore që paraqet një lumë, etj. Pllaka tjetër përmban Epikën e Gilgamish-it. Vini re dendësinë e madhe të informacionit në kunjiform duke patur parasysh se çdo shenjë është një rrokje me 1,2,3 apo edhe më tepër fonema (germa), finesën, ndërlikimin, cilësinë e lartë, etj.
 
Argumenti Nr. 1 i tezës është arsyetimi i pranueshëm se fillimet e kulturës Pellazge përkojnë me themelimin e Dodonës, si qendra e tyre e kultit, që nga “shënime kronikane” del se daton në mijëvjeçarin e tretë pr.k, pra mbi 2.000 vjet pr.k (Dh. Pilika, 156). Nëse u bëjmë një analizë emërtimeve të lashta dhe informacionit që rrjedh nga to, për Dodonën (shkruar me si-belbëzimin “Dhodhona”) është e mundshme etimologjia Di-Tan-a, ajo ku i Dinin të Tëra, duke patur parasysh ndryshimet fonologjike apo shkëmbimin “d – t” studiuar nga shkenca e Shumerologjisë, si dhe bartjen e kuptimit nga bashkëtingëlloret. Po njëlloj arsyetohet edhe për orakujt e saj Tomaros = Di.mir.os, Di-mir-ësht, ata që Din.mirë, ose Të.Mirë siç ka mbetur deri sot emri i tyre në Tomorr, Bënjë të Përmetit apo në Këlcyrë qoftë. Përsëri e njëjta etimologji na del për fiset rreth Dodonës Atintanët ̴ A.Din.Tan që kuptohet Asht-Din-Tan. Sipas K.Matelit, Parauejt ishin fisi i Dodonës Pellasgjike. Mund të kemi etimologjinë: Parauejt = Paravejt = Paravajt (Paranejt = Para.Nejt = të ndenjurit e parë), pra të vajturit e parë apo ndenjësit e parë, apo të ardhurit e parë në Ballkan.
Pellazgët/Pelargët/Pelashtët e parë, siç ka ndodhur gjithnjë në historinë e migrimeve të popujve të ndryshëm, krijuan Dodonën si qendër – qytet – qudat – Ki-t’At (vend, apo Ki e Atit/Zotit) qendrën e parë të kultit në Ballkan, rreth së cilës u mblodhën pastaj të ardhurit e Ditur apo Hyjnorë nga Kia e Lashtë, bijtë e Geas së Lashtë apo Hyjnore, Dheut-Mëmë apo Mëmëdheut të Pellazgëve.
 
Një argument arkeologjik i rëndësishëm është ky që vijon. Në Muzeun Historik Kombëtar në një nga stendat e lashtësisë për periudhën 2.600 – 2.100 pr.k.(që përfshin vitet 2.200 pr.k. të dyndjeve Proto-IE ose që mund t’i emërtojmë “Dyndjet Shumero-Pellazge) është ekspozuar një “objekt kulti” i paraqitur në këtë figurë.
 
== Burimi i të dhënave ==