Hafiz Ibrahim Dalliu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Monumenti-i-Hafiz-Ibrahim-Dalliut-përpara-Medresesë-e-Tiranës.jpg|parapamje|Hafëz Ibrahim Dalliu]]
'''[[Hafëzi|Hafiz]] Ibrahim Dalliu''' ([[1878]]-[[1951]]) ka qenë [[hoxhë]], intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Për veprimtarinë në dobi të çështjes kombëtare dhe rrethanat e ndryshme që ndodhën, shkroi librin ''Patriotizma në Tiranë.''
 
== Jeta ==
Lindi në [[Tirana|Tiranë]] në një familje vendalie më [[1878]]. I ati, Mustafai dhe dy vëllezërit, Hysniu dhe Aliu kanë qenë klerikë të njohur me tituj “Haxhi”“[[Haxhì|Haxhi]]” dhe “Hafiz”. Pasi mbaroi shkollën [[RyzhdijeRyzhdie]] në Tiranë vijoi studimet e larta në [[Stambolli|Stamboll]] për hoxhë dhe u njoh nga afër me veprimtarinë e [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]].<ref name=":3">{{Cite web|url=http://www.iskk.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/fjalori-enciklopedik-i-ri-D-G-1.pdf|title=Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)|date=2013|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit|isbn=978-9928-168-01-6|website=iskk.gov.al|page=38-39}}</ref>
 
Në vitin 1902 e gjejmë bashkëpunëtor me Filip Ashikun në hapjen e shkollave shqipe në Tiranë duke vazhduar deri në fund të vitit 1903, kur këto shkolla u mbyllën; edhe se u mbyllën shkollat legale, Hafizi vazhdoi të njëjtin aktivitet në mënyrë ilegale duke drejtuar kurse të gjuhës shqipe në familjet e qytetarëve tiranas si kurset në familjen e [[Murat bej Toptani|Murat Toptanit]] për ta rifilluar përsëri këtë aktivitet në mënyrë legale në vitin 1908.
 
Në vitin 1908 së bashku me patriotët [[Refik bej Toptani|Refik Toptani]], Mahmut Fortuzi, Hysni Dalliu etj. themeloi në Tiranë klubin patriotik “Bashkimi”, si mjet për të realizuar dhe mbrojtur të drejtat kombëtare. Ky Klub ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përhapjen dhe fuqizimin e lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe në luftën për përhapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe. Klubi “Bashkimi” u hap nën patronazhin e Klubit të [[Manastiri (qytet)|Manastirit]] dhe kishte një aktivitet shumë të gjerë. Lidhur me veprimtarinë e Klubit “Bashkimi” dhe ndikimin që kjo veprimtari pati në ngjarjet patriotike të asaj periudhe, H. Dalliu më vonë do të shkruante: “Që prej asaj kohe është mbjellë fara e urueshme e shqiptarizmës në Tiranë dhe ka zënë rrënjë në zemrat e tiranasve”.
 
Po në këtë vit e gjejmë shumë aktiv në përgatitjen e [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Manastirit]] dhe zbatimin e vendimeve te tij. Ai ka theksuar në shkrimet e tij rëndësinë e këtij Kongresi në historinë e kombit tonë në luftën për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare duke e quajtur atë “Kongresi i alfabetit”.
Rreshti 28:
Hafiz Dalliu me shkrimet e tij u përpoq që të hapte shtigje drite në mendjet e në ndërgjegjen e bashkatdhetarëve, në atë periudhë tranzicioni dhe tepër kritike të historisë së kombit shqiptar të mbetur pa përkrahje e pa mbrojtje, mes armiqsh të shumtë e të pangopur. Të flasësh për Hafiz Dalliun nuk është asnjëherë e tepërt, porse për të njohur më mirë këtë figurë madhore islame, këtë luftëtar trim të shqiptarizmës, këtë poet gojëmjaltë të vargut shqip, gjithsecili në mënyrën e vet do të arrijë vetëm duke njohur shkrimet e këtij mësuesi veteran. Për këtë qëllim po sjellim fare shkurt subjektet e disa prej veprave të tij fetare e letraro-patriotike :
 
1. "Libri i së Falmes", tregon rregullat kryesore të të gjitha namazeve ditore e periodike, dispozitat kuranore[[kuran]]ore në lidhje me këtë shtyllë të Islamit. Aty janë përfshirë pjesët kuranore që mund të shërbejnë gjatë faljeve dhe lutjet e rastit në arabisht e të transkriptuara dhe të përkthyera në gjuhën tonë. Hafiz Dalliu i vinte rëndësi të madhe faljes (namazit[[namazi]]t), ashtu siç e ka vlerësuar [[Allahu]] xh.sh. në Kuran. Libri është shpërndarë falas; ai ka ndihmuar për shumë kohë besimtarët myslimanë që të falen, të kryejnë këtë detyrë, të obliguar për çdo individ.
 
2. "Dhanti e Ramazanit[[Ramazani]]t", përmban rregullat e agjërimit, si e kur lejohet që të mos agjërohet, kur ndërpritet agjërimi dhe si konsiderohet agjërimi i prishur etj. Autori ka parashtruar në këtë libër edhe dobitë fiziologjike, rëndësinë e edukimit moral nëpërmjet agjërimit dhe vlerën shoqërore të tij.
 
3. Ilahija "Një lutje shpirtit të madhnueshëm të Resulull-llahit", botuar shumë herët, është hymn fetar i frymëzuar për dashurinë që ka myslimani për Profetin e tij dhe për Islamin. Ideja se feja myslimane është shtrirë në të tërë rruzullin tokësor jepet me art nëpërmjet perifrazës së bukur: "...N'rruzull t'dheutanëembanë/ Në çdo çast thirret ezan,/ Ty Resulull-llah të thanë./ ndoresh ja Resulull-llah...". Në hapësirat e veprimtarisë letrare H.I. Dalliu ka shpalosur talentin poetik dhe shpirtin patriotik të paepur.
Rreshti 42:
Dihet edhe një gjë tjetër që emri i mirë që ka gëzuar dhe gëzon në popull, janë munduar që ta eklipsojnë elitat dhe është lënë në harresë prej tyre, siç konstaton edhe prof. Aurrel Plasari : "... Ka qenë prirje që figurëne Hafiz Ibrahim Dalliut për ta lënë jashtë, për ta lënë në harresë, për mos ta dashur...".
 
Pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri janë bërë studime e hulumtime serioze për dijetarë e atdhetarë të veshur me petkun e nderuar fetar; janë botuar monografi, artikuj gazetash e studime të posaçme shkencore e veprimtari të tjera për aktivistë të shquar si: Haxhi [[Vehbi Dibra]], Hafiz[[Hafëz Ali Korça]], [[Said Najdeni]], [[Ferit bej Vokopola|Ferid Vokopola]] etj.
 
== Tituj të veprave ==
:: ''''Veprat fetare''''
* ''[[Texhvidi]]'' (Rregullat e leximit të Kuranit), botuar më 1921.
* ''Ilmihali'' (Mësime të Fesë Islame).
* ''Dhanti e Ramazanit'', botimi i parë 1921.