[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 36:
Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të [[Shqipëria|Shqipërisë]] nga Italia fashiste gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]].
 
Jetimët e strehës vorfnore, të ndodhur nën urdhrat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre, detyrohen të pastrojnë netëve me radhë parullat anash mureve, që antifashistët shkruanin herë pas here kundër armikut. Katër shokë jetimë, Jaçja, Lelua, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashist Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojnë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunëtorëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrën e komunistëve ilegalë, ishin drejtori i jetimores dhe kujdestari i saj.
 
Të nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kundër një oficeri italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestarin e tyre tradhëtar nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun.