Dritëro Agolli: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v Undid edits by 46.99.2.125 (talk) to last version by 185.179.28.201
Rreshti 19:
''' Dritëro Agolli '''(13 tetor 1931 - 3 shkurt 2017)<ref>[http://www.globaltimes.cn/content/1031336.shtml Poeti shqiptarë Dritëro Agolli vdes në moshën 85 vjeçare]</ref> Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë]].<ref>Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 20</ref>AFHTWEYSFETWTFE
 
== Jeta ==
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në [[Menkulasi|Menkulas]] të [[Rrethi i Devollit|Rrethit të Devollit]] afër [[Korça|Korçës]] dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e [[Gjirokastër|Gjirokastrës]], një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në [[Shën Petersburgu|Shën Petersburg]]. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme ''"Zëri i popullit",'' dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i ''Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.'' Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.
Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".