Shtatëdhjetë apostujt: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 159:
Secili prej tyre nderohet në ditë të veçantë kremtuese, në një datë të përcaktuar kalendarike, sipas kalendarit të krishterë. Kryesisht data festuese është data e jetëndërrimit, datë përkujtimore historike, ose datë transferimi lipsani.
 
Këta apostuj nderohen gjithashtu edhe së bashku në një datë kremtuese. [[Kisha ortodokse|Kisha Ortodokse Lindore]] i kremton të Shtatëdhjetët së bashku më 4 Janar.<ref>{{Cite web|url=https://www.scribd.com/document/448907184/Kalendari-i-Vogel-2020|title=Kalendari Kremtues Ortodoks|language=sq}}</ref>
 
Apostujt nderohen me fjalime, me shërbesa himnologjike, me [[kisha]], me [[Ikonat|ikona]] dhe emrat e besimtarëve.
Rreshti 169:
Agabi kishte marrë dhuratën e profecisë. Shën Llukai tregon në [https://www.orthodoxalbania.net/index.php/al/dhjata-e-re2/veprat-e-apostujve Veprat e Apostujve] (11:28), se ai shkoi në [[Jeruzalemi|Jerusalem]] nga Antiokia për të vizituar apostujt [[Pjetri|Petro]] dhe Barnaba (Varnava) dhe, nën frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë, paratha zinë e madhe të bukës, që, gjatë kohës së sundimit të Klaudit (44-48), shkatërroi për katër vjet me radhë [[Perandoria Romake|Perandorinë Romake]]. Pas disa vjetësh, ai i bëri vizitë apostull Pavlit, që ndodhej në shtëpinë e dhjakonit Filip në Qesari dhe mori rripin e tij, ia lidhi duart dhe këmbët duke thënë: “''Ja ajo që thotë Shpirti i Shenjtë: Njeriu të cilit i takon ky rrip, judejtë do ta lidhin kështu në Jerusalem dhe do ta dorëzojnë në duart e paganëve''” (Vep. 21:11). Kur u krye kjo profeci, shën Agabi vazhdoi të predikonte [[Ungjilli|Ungjillin]] deri në ditën e prehjes së tij të lumur.<ref>{{Cite book|title=Sinaksari, Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi IV, Mars - Prill|last=Hieromonak|first=Makarios|publisher=Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë|year=2019|isbn=978-9928-266-06-4|location=Tiranë|pages=492|language=sq}}</ref>
 
[[Kisha ortodokse|Kisha Ortodokselindore]] e feston kujtimin e tij më 8 prill.
 
'''AKILA E PRISKILA'''
Rreshti 175:
Akila, një jude nga Ponti, ishte vendosur me gruan e tij, Priskilën, në Romë, ku punonte si tendëbërës. U vendosën në Korinth pak kohë pasi shën Pavli mbërriti atje nga Athina (Vep. 18:1-3). Apostulli jetoi në shtëpinë e tyre dhe punoi me ta. U mësoi atyre misteret e Perëndisë dhe disa thonë se dhe i pagëzoi vetë. Ata ishin tërësisht të përkushtuar ndaj mësuesit të tyre, duke e ndihmuar në shërbesën e tij dhe duke bashkëndarë mundimet dhe vuajtjet e tij. [[Pali i Tarsusit|Apostull Pavli]] asnjëherë nuk e fshehu dashurinë për ta, duke i përshëndetur në mjaft letra të tij (2 Tim. 4:19). Kur shën Pavli la Akaian për t’u kthyer në [[Azia|Azi]], ata e ndoqën pas. Ishte pikërisht shtëpia e tyre e madhe në Efes, ku të krishterët mblidheshin për Eukaristinë Hyjnore. Po aty Priskila dhe Akila arritën të kthenin Apollon në njohjen e plotë të besimit. Shkuan në [[Roma|Romë]] rreth vitit 58 dhe e ofruan përsëri shtëpinë e tyre për ta përdorur si kishë. Më vonë u kthyen në Efes dhe ka shumë gjasa që e përfunduan jetën e tyre si martirë në këtë vend, ku paganët u prenë kokën.<ref>Hieromonak Makarios, Sinaksari - Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, V.III Janar - Shkurt, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2016, fq. 614 - 615</ref>
 
[[Kisha ortodokse|Kisha Ortodokselindore]] feston kujtimin e tyre më 13 shkurt (të dy bashkë), dhe në 14 korrik (vetëm Akila).
 
'''ANANIA'''