[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Kontribim
Rreshti 1:
'''LIKENET (LICHENOPHYTA)'''
 
Likenet përbëjnë një grup të veçantë të bimëve të ulëta dhe përfshijnë rreth 20 mijë lloje. Deri vonë nuk dihej natyra e këtyre bimëve. Më vonë u vërtetua se trupi i tyre ndërtohet prej algave dhe kërpudhave. Algat që ndërtojnë likenin i takojnë algave cianofita dhe klorofita, kurse kërpudhat klasës askomicetes ose bazidiomicetes. Të dy antarët e kësaj bashkësie kanë dobi reciproke. Kështu, hifet e kërpudhës nga substrati thithin ujin me kripëra minerale, kurse këto materie, alga, në saje të klorofilit, kryen fotosintezën dhe i kthen me materie organike. Pra, alga, nga kërpudha, e merr ujin me Ampera minerale, kurse kerpudha, prej alge, i shfrytëzon materiet e gatshme organike. Kjo menyrë e jetesës se perbashket e dy organizmave me dobi reciproke. quhet simbiozë. Likenet kanë milje mjaft të ngadalshme. Kjo është pasojë e intensitetit të ngadalshem te fotosintezës. Për këtë arsye, likenet nuk mund të qëndrojne ne konkurrencë me bimet e tjera dhe janë të detyruara të jetojnë ne aso vendbanimesh, ku bimët e tjera nuk do të mund të jetonin fare. Likenet jetojnë në tokë, lëvore të drurëve, degë të drurëve, shkëmbinj, xhama, sende prej metali, akull, në Arktik dhe Antarktik, madje mund të qëndrojnë edhe ne temperaturë deri - 196°C, kurse fotosintezën e kryejnë në -24°C. Këto bimë mund të përballojnë për një kohë të gjatë thatësinë, duke i zvogëluar proceset jetësore deri në minimumin e nevojshëm. Për këtë arsye themi se likenet perbejnë grupin e bimëve të ulëta me cilësi të reja morfologjike, fiziologjike dhe ekologjike. Te likenet dallojmë dy tipa të ndërtimit të talusit: tipin homeomer dhe heteromer. Tipi homeomer është më primitiv, në këtë rast algat janë të shpërndara në mënyrë të çrregullt në micelin e kërpudhës dhe në tërë trupin e likenit. Në ndërtimin heteromer, që konsiderohet më i përsosur. algat kanë vend të caktuar në trupin e likenit. Ato janë të vendosura në shtresa nën lëvore që ndërtohet nga hifet e kërpudhë Q-ndërtimi homeomer, b-ndërtimi heteromer. . Likenet kanë ngjyra të ndryshme si: të gjelbër, të murrme, portokalli, të verdhë, të kuqrremtë e të zezë etj. Ngjyra e trupit varet nga pigmentet specifike, kripërat e hekurit, përbërja sasia dhe përqendrimi i më se 230 lloj acidesh likenike që i prodhojnë etj. Likenet mund të kenë formë lëvoreje, formë gjethi, shkurtëze, e të tjera Shumëzimi i likeneve-Likenet shumëzohen më së shpeshti në mënyrë vegjetative. Kjo bëhet me pjesë që shkëputen nga trupi i tyre, të cilat në ambiente të përshtatshme zhvillohen si bimë e re. Shumëzimi vegjetativ.
 
'''Likenet''' janë organizma bimor me një përhapje në të gjithë rruzullin tokësor. Ato i përballojnë me sukses kushtet e renda si temperaturat e larta dhe ato të ulëta, mungesën e ujit, etj. Algat dhe [[kërpudhat]] bashkëjetojnë sepse kane dobi reciproke, dhe janë në varshmëri me njëra tjetrën. Kjo mënyre e jetesës e algës dhe e kërpudhës quhet [[Simbioza|simbiozë]]. Qeliza e kërpudhës me hifet e saj merr nga trualli ujin me [[Kripa|kripëra]] minerale kurse alga posedon [[Klorofili|klorofil]] i cili me ndihmën e dritës së diellit krijon ushqim për vete dhe për kërpudhën.