Luiza Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

[pending revision][pending revision]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
disa shtesa ne filmografi
Rreshti 23:
Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushtë” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkës, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallëndyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulëbardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor [[Kastriot Çipi]] dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton çmimin për Aktoren më të mirë të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.
 
Dha dorëheqjen me datë 4 nëntor 2014 nga mandati i deputetes së Partisë Socialiste për zonën e Sarandës, pasi i biri Konstandin Xhuvani u arrestua si i dyshuar kryesor për vrasjen e katër personave në një lokal nate në Tiranë.
 
Luiza Xhuvani vijon karrieren e saj nw Teatrin Kombëtar, duke u cilësuar si nje nga aktoret me të mira shqiptare.
 
== Filmografia ==
* Liqeni im (2020)- Nëna e Paskos
* [[Në kërkim të kujt]] (2011), serial
* [[I dashur armik]] - ({{F|2004}}) ... Vefi
* [[Parullat]] - ({{F|2001}}) ... Diana