Revolucioni industrial: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni Android
Rreshti 18:
Një rënie ekonomike ndodhi në fund të viteve 1830 dhe në fillim të viteve 1840 kur ndodhi përvetësimi i risive origjinale të Revolucionit Industrial, siç ishte tjerrja dhe thurja mekanike, të cilët u ngadalsuan dhe tregu i tyre u ngrit. Risitë të cilat u zbuluan më vonë në këtë periudhë, si miratimi i [[lokomotiva]]ve, varkave dhe anijeve me avull, furrave të pjekies së hekurit dhe teknologjive të reja, si [[telegrafi|telegrafi elektrik]], kryesisht e paraqitur në vitet 1840 dhe 1850, nuk ishin të mjaft të fuqishëm të nxitnin rritje të mëdha ekonomike. Zhvillimi i hovshëm ekonomik filloi pas vitit 1870, duke lulëzuar nga një grup i ri i risive duke përfshirë procese të reja të përpunimit të [[çeliku (material)|çelikut]], shkallë të lartë të prodhimit të makinave të punës dhe përdorimit të makinerive të avancuara me të madhe në fabrika me energji të avullit.
 
hahaha
==Etimologjia==
 
Përdorimi më i hershëm i regjistruar i termit "Revolucion Industrial" duket se ka qenë në një letër të shkruar më 6 qershor 1799 nga lajmëtari francez Louis-Guillaume Otto, duke bërë të ditur se Franca kishte hyrë në garën për industrializim. Në librin e tij të shkruar më 1976 ''Fjalët kyçe: Një Fjalor i Kulturës dhe Shoqërisë'', Raymond Williams shënon në hyrje për "Industrinë": "Ideja për një rend të ri shoqëror duke u bazuar në ndryshimet e mëdha industriale ishte e qartë tek Southey dhe Owen, në mes të viteve 1811 dhe 1818, dhe kjo ishte përmendur edhe më herët nga Blake-u në fillimet e viteve 1790 dhe Wordsworth-u në fillim të shekullit 19." Termi ''Revolucioni Industrial'' i zbatuar për ndryshime teknologjike ishte duke u bërë më i zakonshëm vonë në vitet 1830, si në përshkrimin e Jérôme-Adolphe Blanqui të vitit 1837 të ''la révolution industrielle''. Friedrich Engles në ''Gjendja e Klasës Puntore në Angli'' të vitit 1844 foli për "një revolucion industrial, një revolucion i cili në të njëjtën kohë ndryshoi gjithë shoqërinë civile". Megjithatë, edhe pse Engels shkroi në vitet 1840, libri i tij nuk u përkthye në gjuhën angleze vonë deri në vitet 1900, dhe thëniet e tij nuk hynë në gjuhën e përditshme deri më atëherë. Meritat për popullarizimin e termit mund t'i jepen Arnold Toybee-ut, ligjeratat e të cilit më 1881 dhanë një përshkrim të detajshëm të termit.
 
Disa historianë, siç janë John Clapham dhe Nicholas Crafts, kanë argumentuar se ndryshimet ekonomike dhe shoqërore u shfaqen gradualisht dhe se termi ''revolucion'' është një term i gabuar.
 
==Zhvllime të rëndësishmë teknologjike==