[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
→‎Jeta: Mamaja e Filipi eshte Ilire
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 23:
 
== Jeta ==
Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe gruas se tij [[Ilire]] Euridikes. Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng nga i dashuri i nënës së tij, Ptolemeu Aloros, për të siguruar aleancën ndërmjet tij dhe Tebesë. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenji atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.
 
Aftësitë ushtarake te cilat i zotëronte Filipi i sollën atij shumë suksese në fillim. Megjithatë atij i duhej të rregullonte një situatë e cila ishte përkeqësuar jashtë mase prej disfatës kundër Ilirëve ku kishte gjetur vdekjen edhe Perdika III. Paionasit dhe Thraket kishin pushtuar lindjen e vendit ndërsa Athinasit kërcënonin në jug. Duke përdorur diplomacinë si arriti t'i largonte Paionasit dhe Thraket me anë të shumave premtuese që do tu jepte. Pas kësaj arriti ta shkatërronte ushtrinë athinase prej 3000 hopliteve (359 P.K). Tashmë i lirë prej kundërshtareve ai u përpoq të forconte pozitat e tij në vend dhe sidomos ushtrinë. Risia e tij më e rëndësishme ishte te përdorte këmbësorinë te armatosur me sarissa, një shtize jashtëzakonisht e gjatë me të cilën u formua "Falanga Maqedonase".