[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit
v U kthyen ndryshimet e Money343 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
Rreshti 1:
'''Arben Imami''' lindi më [[21 janar]] të vitit [[1958]] është politikan shqiptar.
 
==Kariera Politike==
Arben Imami është një nga themeluesit e [[Partisë Demokratike]] në vitin 1991.
 
Ai ishte nënkryetari i PD-së, si dhe kryetar i komisionit Elektoral. Në zgjedhjet e vitit 1991 Imami mori mandatin e deputetit, si dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.
Një vit më vonë ai ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.
 
Në vitin 1992 Imami u largua nga Partia Demokratike dhe së bashku me Neritan Cekën, Preç Zogajn etj krijuan Partinë Aleanca Demokratike, ku deri në vitin 1997 ishte sekretar i Përgjithshëm dhe nga viti 2000 deri në 2002 kryetar i kësaj partie.
 
Në zgjedhjet e vitit 1992, 1996, 1997 dhe 2001 ai u zgjodh deputet në Kuvend. Në karrierën e tij politike ai ka pasur përplasje të forta me Berishën, të cilat kulmuan me krizën e ’97, ku u akuzua edhe si “gjeneral i rebelimit komunist”. Por, gjithçka duket se është sheshuar në 2005, ku Imami u ftua nga Berisha si ish-themelues i PD-së duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi në 2005. Pas rikthimit në pushtet, Berisha i ofroi Imamit një post shumë afër vetes si drejtor i kabinetit.
 
Në periudhën ‘97-‘98 Imami ishte bashkëkryetar i komisionit parlamentar për hartimin e Kushtetutës, ndërkohë nga viti 1997 deri në 1999 ishte ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin.
 
Në periudhën 2000-2001 ai ishte ministër i Drejtësisë, kurse nga viti 2001 deri në shkurt 2002 ai ishte ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
 
Në vitin 2005 Arben Imami u përfshi në Partinë Demokratike, pas hapjes së kësaj partie me themeluesit dhe figura të reja. Imami u votua edhe në Këshillin kombëtar të Partisë Demokratike, ndërkohë që pas rikthimit në pushtet të PD-së, ai u emërua në postin e shefit të kabinetit të kryeministrit Berisha.
 
==Arsimi dhe kualifikimet==
 
Shefi i kabinetit të kryeministrit ka përfunduar në vitin 1981 Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në periudhën 1999-2000 ka kryer studimet për “Felloëship in School of Foreign Service”, në Georgetoën University Washington D.C., USA. Fushat e kompetencës së Imamit janë reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal; hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre; shkruarje e ligjeve; organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale.
 
==Detyra shtetërore==
 
*2001 –shkurt 2002 Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
*2000-2001 Minister i Drejtesise
*1997-1999 Minister i Reformes Legjislative dhe Marrdhenieve me Parlamentin
*1997-1998Bashkekryetar i Komisionit Parlamentar per hartimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise
*1997-2005 Deputet
*1992-1996 Deputet,
*1992 Kryetar i Komisionit Parlamentar te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit
*1991-1992 Deputet, Nenkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike
 
==Poste politike==
 
*2000- 2002 Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partise
*1992-1997 Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Pergjithshem
*1990-1992 Partia Demokratike e Shqiperise,
* Anetar i Grupit Themelues,
* Nenkryetar i PD
* Kryetar i Komisionit Elektoral
{{Ministra të Shqipërisë|
|Ministria= i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
|
|Vitardhja= [[2001]]
|Vitikja=[[shkurt]] [[2002]]
|
|Ministria= i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
|
|Vitardhja= [[2001]]
|Vitikja=[[shkurt]] [[2002]]
|
|Ministria1=i Drejtesise
|
|Vitardhja1= [[2000]]
|Vitikja1=[[2001]]
|
|Ministria2=i Reformes Legjislative dhe Marrdhenieve me Parlamentin
|
|Vitardhja2= [[1997]]
|Vitikja2= [[1999]]
|
}}
 
[[Category:Ministra të Shqipërisë]]