[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 18:
Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.
 
Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.
 
Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë BugomiliBogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjaloriti Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë (1882) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
 
Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar.
 
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921 - 1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore.
Rreshti 42:
 
== Arsimi ==
Në Elbasan funksionojnë shumë institucione të arsimit parashkollor, nëntëvjeçar e të mesëm, si dhe [[Universiteti [["Aleksandër Xhuvani"]]]].