[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Mig (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Mig (diskuto | kontribute)
Rreshti 62:
Sipërfaqja e sulmit është i tërë trupi. Për këtë arsye ofron mbrojtje vetëm një veshje mbrojtëse e tërë trupit me maskë mbrojtëse të frymëmarrjes. Para një përdorimi luftarak të tyre mund të merren tabletat Oxim.
 
Pas një helmimi bëhet injektimi i atropinës (helmi i bimës [[Atropa|Atropa belladonna]]), një mjet për zbutjen e ngërçës. Gjatë terapisë së mëtutjeshme e cila zgjatë disa javë duhet të bëhet regjenerimi i enzimës acetilkolinesterazë me anë të substancës pralidoksim (obidoxim). Kjo e fundit duhet të jepet brenda 5 orësh pas helmimit.
 
Për dekontaminim mund të përdoren mjete oksiduese dhe tretje alkalike, pasi që kështu shpejtohet hidroliza e helmeve nervore luftarake në mjedis bazik. Si mjet kundër helmimit mund të përdoret një tretësirë e përbërë nga sapuni, tretje alkalike, amoniaku ose gëlqerja e klorit. Kryesisht përdoret gëlqerja e klorit për sipërfaqe jo aq të ndjeshme, kurse për ato të ndjeshme përdoren tretje të natriumkarbonatit.